Nina Agdal 29-vjeçe është një nga modelet më të suksesshme, fotot e së cilës kanë zbukuruar kopertinat e revistave kryesore të modës dhe sportit.
Ajo u zbulua si adoleshente në rrugët e vendlindjes së saj Danimarkës dhe duke qenë se nuk kishte përvojë modelingu, agjentët i sugjeruan të hynte në konkursin “Elite Model Bow”. Ajo nuk fitoi konkursin, por menjëherë nënshkroi një kontratë me agjencinë dhe vazhdoi shkollimin e saj deri sa mbushi 18 vjeç.
Kur mbaroi shkollën e mesme, u transferua në Amerikë, ku karriera e saj pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo u bë fytyra e shumë markave, filmoi editoriale dhe kopertina për të gjitha revistat kryesore të modës dhe sportit, dhe kurora e gjithçkaje ishte se ajo zbukuroi kopertinën e numrit jubilar të pesëdhjetë të “Sports Illustrated Swimsuit”.
Në qarqet e modelingut thonë se trupi i saj është “shumë luksoz”, ndërsa Nina në një intervistë për “Glamour” ka thënë se disa revista mode kanë fotoshopuar fotot e saj dhe se disa e kanë tallur edhe publikisht për pamjen e saj.
Asaj i pëlqen të theksojë se sa mirë ndihet në lëkurën dhe trupin e saj dhe se nuk do ta ndryshonte me asgjë dhe ajo me buzëqeshje pozon edhe tërësisht e zhveshur.
Nina ishte në një lidhje edhe me të famshmin Leonardo DiCaprio, 17 vite më i madh se ajo dhe për të cilin, siç shkruanin asokohe mediat botërore, ishte engjëlli i 10-të i Viktorias. Ata u ndanë në vitin 2017, pas një viti që u panë me njëri-tjetrin dhe mbetën miq./FrontOnline/