×
  • Lajme
  • Lajme

    MKRS-ja ndan afro 500 mijë euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës “ish-Ambullantës së vjetër”

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    “Ish-Ambullanta e vjetër – Shtëpia e Xhafer Devës” është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, si monument i arkitekturës së ndërtuar gjatë viteve 1930.

    Nga zjarrvënia e parë në vitin 2015, e dyta në vitin 2018, ky monument është lënë në gjendje shumë të keqe fizike, në mëshirë të kohës.

    Ministria e Kulturës ka përfshirë këtë monument në programin e investimeve restauruese, me qëllim të mënjanimit të rrezikut të mëtejmë për shkatërrim, restaurimin e ndërtesës dhe rifunksionalizimin e saj në shërbim publik për komunitetin.

    Projekti i restaurimit të ndërtesës është hartuar nga ekipi i profesionistëve të organizatës jo-qeveritare, Trashëgimia Kulturore pa Kufij, dhe është pajisur me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve.

    “Projekti i restaurimit është hartuar në përputhje me standardet dhe parimet ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, ku krahas rehabilitimit të strukturës së ndërtesës, është marrë parasysh trajtimi i vlerave estetike, me qëllim të rikthimit të pamjes fillestare të saj. Hartimi i projektit gjithashtu ka marrë parasysh transformimet e shumta që janë bërë në ndërtesë gjatë kohës, sikurse hapja dhe mbyllja e dritareve, të cilat nuk kanë ekzistuar në gjendjen fillestare të ndërtesës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

    Bazuar në shtresat e ngjyrave në përdhesë, në fotografitë e vjetra të ndërtesës, dhe në analogjinë me ndërtesa të stilit të ngjashëm të ndërtuar gjatë periudhës së njëjtë në Kosovë, kjo ndërtesë është ndërtuar me tulla të argjilës së pjekur, të mbuluar me suva, si material që mbron strukturën e murit të ndërtuar me tulla.

    Gjendja e ndërtesës para fillimit të restaurimit, ka qenë si rezultat i zjarreve të shkaktuara, dhe i ndërhyrjeve restauruese të filluara në vitin 2018, e të papërfunduara, ku janë shfaqur muret e zhveshur nga suvaja, të ekspozuar ndaj ndikimeve atmosferike.

    Ministria e Kulturës ka ndarë buxhet në vlerë rreth 500 mijë euro për restaurim të plotë të monumentit. Ndërhyrjet restauruese po zhvillohen nga kompania e licencuar për fushën e trashëgimisë kulturore, në përputhje me rregullativën ligjore, duke siguruar kështu që punimet të zhvillohen nga mjeshtër e profesionistë të licencuar, nën mbikëqyrjen e stafit profesional të institucioneve tona.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se altari romak i zbuluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit është i një rëndësie...
    Lajme30 Qershor 2024
    Moti nga e hëna që vjen deri në të premten parashihet të jetë me diell. Temperaturat minimale pritet të fillojnë nga 12...
    Lajme30 Qershor 2024
    Nga sot është e hapur për qarkullimin e automjeteve autostrada Thumanë-Kashar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai...
    Sport30 Qershor 2024
    Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë. Sllovakët e nisën shumë...
    Lajme30 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq. Takimi do të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Në dhjetëra raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë dy-tri viteve të kaluara denonconte Gjermaninë si “mbështetësja” e veprimeve të kryeministrit të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borell, vlerësoi se gjatë mandatit të tij është bërë shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.