×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku nuk i ofroi ndihmë pacientit, ja çka thotë drejtori i Shëndetësisë në Podujevë

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Driton Veliu, ka folur lidhur me suspendimin e pulmologut të QKMF-së, Ibrahim Hoti, i cili nuk i ka ofruar ndihmë një pacienti të moshuar me arsyetimin se e ka përfunduar orarin.

    Veliu, tha se sjelljet e tilla janë të papranueshme.

    “Ne në fakt sapo e morëm informatën dhe e pamë videon e kemi mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të Qendrës së Mjekësisë Familjare ku e kemi suspenduar përkohësisht mjekun deri në vendimin tjetër të Komisionit Disiplinor”, tha ai mbrëmë.

    “Për shkak të pandemisë mjekët janë të lodhur dhe të dërmuar. Por, këto sjellje janë johumane, joetike dhe joprofesionale. Janë të papranueshme nga menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe kemi qenë të detyruar të marrim masa”, tha ai në Klan Kosova.

    Ai ka thënë se nuk kanë informacione se ka pasë raste të tilla të ngjashme edhe më parë.

    Mjeku Ibrahim Hoti është intervistuar lidhur me rastin dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    Suspendimi i mjekut ka ardhur pas një videoje të publikuar nga portali IndeksOnline, e cila u shpërnda në rrjete sociale, ku shihet mjeku Ibrahim Hoti i cili me ton të ashpër refuzon ta trajtojë një pacient të moshuar me arsyetimin se e ka përfunduar ndërrimin e tij të punës./Front Online

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita....
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Nga shtëpia e tij, ku qëndron në arrest prej dhjetorit, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e...
    Vip15 Tetor 2024
    Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës. Muzikanti i...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) të martën ka mbajtur debatin me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një shofer është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat...
    Sport15 Tetor 2024
    Përveç ekipit A, edhe Kosova U21 e zhvillon ndeshjen e saj të radhës. Faktikisht, është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.