×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku nga SHBA-ja flet: Mjekët kosovarë po i maltretojnë pacientët medikamente e analiza të panevojshme

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Direkt nga Arizona ka folur mjeku kosovar Ylli Zhubi që ka deklaruar se pacientët po maltretohen me teste e barna në Kosovë.

    Zhubi ka thënë në T7 se mjekët e kanë për detyrë që së paku t’i dinë bazat e tretmanit për COVID 19.

    “Çdo mjek në kohë pandemie e ka për detyrë së paku ti dijë bazat e tretmanit për COVID-19. E kam vrejtë se tek një familjar dhe një mik tjetër që ka kthy në Kosovë janë ba disa tretmane që as në udhëzuesin që e ka MSH’ja për trajtimin e COVID 19 s’gjenden. Po bëhen teste laboratorike, sipas mendimit tim, të panevojshëm te ata me simptoma të lehta”, ka thënë ai.

    Mjeku kosovar nga SHBA tregon se është e panevojshme që të përdoren antibiotikë për trajtimin e COVID 19.

    “E panevojshme se janë bërë disa hulumtime dhe kanë dalë mjaft fakte se së paku ata që janë në spital nuk ka ndonjë efekt në zvogëlimin e ditëve në ventilator apo parandalimin e vdekjes.

    Specifikisht për azitormicin që po jepet më së shpeshti është përmend që ka efekte antivirale, sipas hulumtimeve ka dalë që nuk ka ndonjë beneficion te pacientët me COVID”, shton ai, duke thënë se kjo me siguri po bëhet nga mosdija ose presioni nga mjekët në Kosovë.

    “Ose nga mosdija ose nga presioni, kemi të bëjmë më një sëmundje virale, du me besu që nuk është kjo e vërtetë, mund të ketë edhe arsye financiare. Testi D-dimer nuk duhet të bëhet fare, nëse i shikon të dhënat të Institutit në SHBA, për pacientët që nuk kanë nevojë të shtrihen në spital, nuk duhet të bëhet asnjë test për koagulimin e gjakut. Një mik ishte në Kosovë për dy javë ditë, e ka bërë këtë tekst, rezultati nuk i ka dalë mbi atë nivelin që po përdoret për të marrë ilacin”, ka thënë Zhubi.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “Shkolla ruse” për destabilizimin e...
    Opinione07 Shtator 2024
    Artan Nimani Më 7 shtator 1990, Kosova shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e saj, miratimin e Kushtetutës së...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i...
    Sport07 Shtator 2024
    KB Trepça ka arritur që të shënojë fitore me rezultat 85-76 ndaj Borës, ekipit të sapopromovuar në elitën e basketbollit ksoovar, duke...
    Lajme07 Shtator 2024
    Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak. Në njoftimin e tyre thuhet...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me të Ngarkuarën me Punë të misionit të ShBA-ve në Kosovë, Anu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.