Zëvendësdrejtor i Klinikës së Pulmologjisë, Skender Bacaj në emisionin Frontal në T7 ka kërkuar nga qytetarët që për festën e Bajramit të qëndrojnë në shtëpi.
“Janë duke u plotësuar vendet e fundit. Ajo që na shqetëson është që presim që nëse vizitat familjare nuk reduktohen gjatë festës do të kemi shpërthim të madh të rasteve. Është duke u punuar që të hapen edhe spitale fushore”, ka thënë Bacaj.
Megjithatë sipas Bacajt situata në klinikën e Pulmlogjisë është nën kontroll.
“Situata është nën kontroll dhe priten të hapen kapacitete të reja, fatmirësisisht kemi terapi. Kemi edhe oksigjen mjaft. Momentalisht situata është në kontroll”, ka përfunduar Bacaj.