Një këmbësor dyshohet se është goditur nga vetura të mërkurën e 4 shtatorit në Mitrovicë.
Sipas policisë, një burrë nga pakujdesia duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur këmbësorin, i cili ishte duke kaluar rrugën.
Si pasojë, lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
“I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.