Një person në Mitrovicë ka dorëzuar në stacionin policor shtatë kartëmonedha nga 200 euro të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara.
Ankuesi këto kartëmonedha i kishte tërhequr nga një institucion mikro-financiar në Suedi.
Bëhet e ditur se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme dhe rasti është duke u hetuar.