Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënuan edhe 8 viktima të reja që humbën betejën me COVID-19. Në mesin e këtyre personave kishte edhe nga personeli shëndetësorë.
Vetëm në qytetin e Mitrovicës, në bazë të mediave atje, dje humbën jetën dy teknikë shëndetësorë̈ dhe një taksist, shkruan “Jepi zë”.
Vdekja e parë ishte e teknikut të dhëmbëve, Kujtim Macula, i cili humbi betejën dje në mëngjes.
Rreth orës 18:00 ka vdekur Ahmet Ahmeti, taksisti i njohur nga Zasella.
E në orët e fundit të mbrëmjes, vdiq edhe Sherafedin Mehmeti, i njohur si Sheki i cili ishte anestesiolog.
Me këto tri vdekje, numri total i viktimave në Mitrovicë ka shkuar në 25.