×
  • Opinione
  • Opinione

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor, rruga më e shpejt drejt integrimit në BE?

    Albert Prenkaj 
    15 Maj 2024

    Nga Albert Prenkaj 

    Me Deklaratën e Göttweigut të 23 qershorit 2023 të shtat (7) vendeve të BEsë, dalin angazhime shtesë për bashkëpunim drejt përshpejtimit të procesit. Kohë më parë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Det Layen nxorri një “Growth Plan” (Plan Zhvillimorë) prej 6 miliard Euro të dedikuar për projekte për 6 shtetet e Ballkanit Perpndimorë. Ky është një plan i tipit të Planit Marshall (që u ofrua nga SHBA për Evropën liberale, pas Luftës së 2 Botërore), do të përkrahet nga shtat vendet: Austri, Kroaci, Çeki, Greqi, Itali, Slloveni, Sllovaki, të cilat në 14 pikëshin e tyre marrin përgjegjësinë për të bashhkëpunuar në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Pikat përmbajnë tema të takimeve formale dhe joformale në baza semestrale. Këto takime parashihen të zhvillohen me formulën Gymnich (pa flamuj dhe emra të shteteve në takime).

    Kjo formulë përdoret për arsye se Serbia nuk pranon të jetë prezente aty ku vendoset flamuri apo emri kushtetues i Kosovës, që është në shpërputhje me samitet e Procesit të Berlinit.

    Qëllim tjetër është që të ketë më shumë visibilitet të BE-së në Rajon, si dhe ngritja e kapaciteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në segmentin e sigurisë, the Western Balkans Cyber Capacity Centre (WB3C) dhe TAIEX. Shtroher pyetja: A do të përfshihen në takimet e këtij segmenti institucionet relevante të sigurisë të Kosovës: AKI, FSK, Polici? Ajo që zgjoi interesim është pika 7 e cila bënë fjalë për ngritjen e kapacitetit të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimorë përmes institucioneve të njohura dhe të tjera, siç janë: Kampusi i Kolegjit Evropian në Tiranë, Instituti i Universitetit të BE-së në Itali, Akadenia Diplomatike e Vjenës, Akademia Dipliamtike e Ljubljanës, Akademia Diploamtike e Kroacisë dhe Shkolla Rajonale e Administratës Diplomatike. Tani, në këtë segment është me interes të veçantë të shihet se si do të trajtohet diplomacia dhe diplomatët e Kosovës? Do të përfshihet dhe si do të përfshihet Akademia Diplomatike e Kosovës apo ndonjë instotucion alternativ alademik apo i shoqërisë civile në Kosovë?

    Në këtë dokument nuk hasa në dialogun politik të MSA-së në mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe Beukselit.

    Vlenë të përmendi këtu se paragrafi 6 flet për implementimin e kapitullit 23 për gjyqësinë dhe të drejtat e njeriut, që pa mëdyshje është halë në fyt për shumicën e vendeve të Rajonit. P.sh. Serbija me mbi 17% të komuniteteve pakicë shkakton probleme serioze shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvexhë, me shuarjen e adresave të shqiptarëve.

    Kosova në anën tjetër u ballafaqu me implementimin e verdikteve të Gjykatës Kushtetuese për pronën e Mamaszirit të Deçanit, si dhe me tejzgjatje të negocimit Kosovë-Serbi për akomodim të komunitetit serb në Kosovë, që e mbanë peng për anëtarësim në Këshillin e Evropës, edhepse Dokumenti i Ahtisarit, gjegjësisht Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet relevante e rregullojnë shkallën e lartë të autonomisë për komunat me shumicë serbe. Qeveria Kurti 2 në negociatat me Beogradin zyrtarë ka shkuar një hap tutje në ofrimin e autonomisë “vetmenaxhuese”, tashmë për komunitetin serb, jo më për komunat me shumicë serbe, që flet për konceptin e centralizuar të autonomisë dhe jo më për autonominë e decentralizuar (dekoncentruar) si formë me standarde të larta të garantimit të të drejtave të njeriut, që e garanton Kushtetuta e Kosovës.

    Kjo nismë e 7 vendeve të BE-së kërkon nga BE një agjendë të qartë për integrim gradual dhe të përshpejtuar me hapa konkret zbatimi deri në vitin 2024 e më tej, bazuar në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta. Përshpejtimi gradual me kushtëzim të shpejt dhe rigoroz në parimin e meritave, ashtu siç është paraparë me “Regata style”, dy nga dy shtete sipas plotësimit të kritereve: Mali i Zi dhe Serbia; Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe në fund Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

    Edhe pse ky impenjim gjeopolitik që më në fund memzi doli nga “fatiga” e gjatë e zgjerimit të BE-së ka për qëllim përshpejtimin e procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimorë, është kruciale që Brukseli zyrtarë me një vendim politik të caktoj kohën/momentin e integrimit në pako të Rajonit tonë. Integrim në pako me vendim politik si imperativ gjeopolitik i BE-së dhe 6 shteteve të Rajonit tonë do të ishte hap i guximshëm dhe efikas i rrumbullakimit të sigurisë dhe interesit organik të ndërsjellë.

    Sa më parë të trajtohet politikisht (jo vetëm teknikisht) interesi i BE-së për emergjencën e integrimit të 6 shteteve të rajonit, aspekti ekonomik-zhvillimorë dhe ai i sigurisë do të jetë i qëndrueshëm nën ombrellën e NATOs.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në polici. Një burrë në Ferizaj ka thënë se mbesa e tij...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.