Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën si ministre në vitin 2022.
Ajo njëkohësisht do të raportojë edhe për planin e punën për vitin 2023.
Komisioni do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku do të fillojë nga ora 11:00.
“Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)”, thuhet në njoftim./Front Online