×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hykmete Bajrami viziton Doganën e Kosovës

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka vizituar sot Doganën e Kosovës ku është takuar me menaxhmentin e lartë të Doganës, ku u njoftua nga afër me punën dhe vështirësitë me të cilat po përballet Dogana në këtë periudhë të pandemisë, si dhe për mbledhjen e të hyrave doganore për buxhetin e Kosovës.

    Me këtë rast, ministrja Bajrami theksoi se oficerët doganorë duhet të rrisin efikasitetin e punës në luftimin e evazionit fiskal dhe informalitetit, si parakusht për rritjen e të hyrave tatimore doganore.

    Ndërsa u.d. drejtori i Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka falënderoi ministren Bajrami për vizitën dhe për përkushtimin e saj për të qenë sa më pranë oficerëve doganorë, si dhe e njoftoi atë me aktivitetet e Doganës, me dinamikën e të hyrave tatimore doganore.

    Ministrja Bajrami sot vizitoi edhe pikën doganore në Vërmicë ku u njoftua nga afër me punën e Doganës në këtë pikë, sidomos me qarkullimin e mallrave nga të dyja anët e kufirit.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimin...
    Lajme22 Tetor 2024
    Zyrtari gjerman, Milan Nic, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka folur së fundmi për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndër të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  është simbol i lirisë,  krenari dhe identitet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë nesër para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dy të rinj vdiqën mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Florim dhe Ardit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ferid Agani, përfaqësues i “Listës për Familjen”, ka komentuar mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2025, të cilat do të mbahen...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci është pyetur se pse Guxo nuk garon me logo në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Peci ka thënë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk e kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.