Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar këtë të dielë se janë dezinsektuar ‘zonat e nxehta’ për sezonin turistik.
“Po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të sigurt.
Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike”, shkruan Manastirliu.