×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministrisë së Arsimit i kërkohet ta kthej në rivlerësimin tenderin 650 mijë euro për ndërtimin e Çerdhes në Suharekë

    FrontOnline
    12 Mars 2020

    Tenderi i Ministrisë së Arsimit për ndërtimin e Çerdhes në Komunën e Suharekës në vlerë prej rreth 650 mijë euro është rekomanduar te kthehet në rivlerësim nga eksperti shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) pas ankesës që ka bërë kompania “Construmax”, raporton portali “Front Online”.

    Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Faton Krasniqi, në seancën e së mërkurës së OSHP-së ka deklaruar se janë pajtuar me ekspertizën për kthimin e lëndës në rivlerësim, pasi që, siç ka thënë ai, konzorciumi i operatorëve të rekomanduar për kontratë nuk ka arritur të dëshmoj që kanë kryer punë të ngjashme në vlerë prej 1.2 milionë euro për tri vitet e fundit.

    Poashtu, sipas tij, e njejta nuk ka as marrëveshje të noterizuar mbi dhënien me qira të kamioneve, ndërsa në CV-në e inxhinierit të diplomuar të makinerisë nuk figuron përvoja dy vjeçare, etj.

    Ai ka shtuar se Ministria e Arsimit me këtë rast ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik.

    Në anën tjetër, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Arbenita Mehmetaj, ka dhënë se ky institucion ka përzgjedhur grupin e operatorëve ekonomik që i plotëson kriteret e dosjes së tenderit dhe që ka ofruar çmimin më të ulët.

    Ndërsa eksperti shqyrtues, Hysni Muhadri, ka thënë se te kërkesa për vlerën e projekteve të realizuara prej 1.2 milionë euro, referencat e ofruara nga operatori i rekomanduar për kontratë nuk i përmbushin kërkesat e dosjes së tenderit. Ndërsa sa i përket CV-së së inxhinierit të makinerisë, kompania ka ofruar referencë të lëshuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila e plotëson kërkesën e autoritetit kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    Lajme01 Qershor 2025
    “Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë”. Kështu ka shkruar në një postim në Facebook, nënkryetarja e Lidhjes...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati...
    Lajme01 Qershor 2025
    Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren –...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.