×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria: Po e monitorojmë remontin e blloqeve që të sigurohemi për furnizim gjatë dimrit

    FrontOnline
    01 Shtator 2022

    Ministria e Ekonomise ka njoftuar se me rikthimin në prodhim të njësive B-2 dhe A-3, Korporata Energjetike e Kosovës është duke prodhuar 800 megavatë rrymë për orë. Aktualisht në funksion janë A3, A4, B1 dhe B2.

    Përmes një komunikate, Ministria ka thënë se është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit.

    Ministria ka bërë thirrje për kursim të energjisë.

    “Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit.

    Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetik”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar remontin e bllokut B2, njësi e cila tashmë është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 260 MËh. Gjithashtu, KEK ka përfunduar sanimin e rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, e cila është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 130 MËh.

    Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 MËh.

    Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit.

    Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetik

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.