×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria i reagon SBASHK-ut lidhur me kërkesën për shtyerjen e mësimit për 10 ditë

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë thanë se janë të befasuar me kërkesën e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për 10 ditë.

    Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në të gjitha aktivitetet e realizuara për përgatitjet e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, ministria nuk e ka anashkaluar SBASHK-un në asnjë rast.

    Për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar, me tre skenarët e bërë publikë, Osdautaj tha se paraprakisht është rënë dakord me të gjithë akterët kompetentë, duke përfshirë këtu edhe Këshillin e Prindërve dhe SBASHK-un.

    “Sinqerisht, po më befason dalja e SBASHKU-ut me këtë kërkesë, kur SBASHK-u në të gjitha proceset deri më sot ka qenë pjesë aktive e informimit dhe takimeve. Nuk e kuptoj SBASHK-un, kur kërkesat për fillim të vitit shkollor kanë ardhur nga drejtoritë komunale të arsimit, kanë ardhur nga shkollat dhe nga Këshilli i Prindërve”, tha Osdautaj.

    Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në tri faza, nisur nga 1 shtatori.

    Sipas Osdautajt, plani i ministrisë është bërë me rekomandim të institucioneve shëndetësore.

    SBASHK-u kërkoi të enjten që viti i ri shkollor të shtyhet për 10 ditë.

    Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se shkollat nuk i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e mësimit në kohë pandemie.

    Kurse, në një komunikatë për media, SBASHK-u kërkoi nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që t’i pajisin shkollat me dezinfektues dhe të caktojnë persona përgjegjës, por jo mësimdhënës, për matjen e temperaturës së nxënësve.

    Gjithashtu u kërkua që në shkollat të kenë personel mjekësor kujdestar, së paku ato që kanë më shumë se 500 nxënës, dhe të krijohen mundësi për kryerjen e testit për COVID-19 të personelit arsimor.

    Në bazë të planit të miratuar nga Qeveria e Kosovës një ditë më parë, parashihet që viti i ri shkollor të nisë në faza.

    E para pritet të nisë më 1 shtator dhe përfshin parashkollorët, klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta.

    Faza e dytë do të fillojë më 7 shtator dhe përfshin klasat e katërta dhe të pesta, ndërsa faza e tretë e mësimit do të fillojë më 10 shtator dhe do të përfshijë klasat e shtata, të teta, të nënta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

    Kurse, në bazë të situatës epidemiologjike, sipas planit mësimi do zhvillohet në tre skenarë: kthimi në shkolla, mësimi i kombinuar dhe mësimi në distancë.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme07 Janar 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi ashpër ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun dhe kryetarin...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Video e fundit që 19-vjeçari, Malsor Pllana regjistroi me telefon, ishte dëshmia e vdekjes së tij dhe kushëririt të tij, 17-vjeçar, Shkëlqim...
    Lajme07 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi nga 7-11 janar....
    Lajme07 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të para fushatës zgjedhore po përmend Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Nuk jemi...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për deputet mga PDK, Ferat Shala është takuar me veprimtarë dhe veteranë të qytetit të Vushtrrisë, e ndër ta edhe me...
    Lajme07 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump u shpreh kundër “armatizimit të drejtësisë” nga demokratët dhe sulmoi këshilltarin special amerikan, Jack Smith gjatë...
    Lajme07 Janar 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka informuar publikun rreth procesit të rekrutimi të punonjësve të rinj. Sipas KEK-ut,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.