×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministria e Vitisë jep mbi 400 mijë euro tender një burimor

    Fatlum Berisha
    25 Shkurt 2023

    Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitija, ka dhënë një tender në vlerë mbi 400 mijë euro.

    Ky dikaster ka rekomanduar për kontratë kompaninë “MediaTech”, e cila do të furnizojë depon qendrore të barnave me 20 mijë vaksina te tipit DtaP-IPV-Hib.

    Rekomandimi është bërë me datën 23 shkurt, kurse finalizimi i ujdisë mes palëve pritet të ndodh pas pak ditësh.

    Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë direkt tenderin kompanisë në fjalë.

    Nuk ka ndjekur procedurën e hapur, por atë të negocimit pa publikim të njoftimit të kontratës.

    Praktika e tillë, ani se lejohet me Ligjin e Prokurimit Publik, kufizon konkurrencën, teksa rrit mundësinë për çmime më të larta.

    Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një arsyetim pse ka përzgjedhur këtë procedurë.

    Sipas saj, kanë qenë ligjërisht të detyruar të furnizohen nga ky operator meqë është i vetmi operator i pajisur me Autorizim Marketingu, që përfaqëson prodhuesin nga Franca, Sanofi Pasteur.

    Tutje, MSH, thotë se në aspektin përmbajtësor dhe ligjor ka bazë të mjaftueshme për përdorim të procedurës negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

    Në fund, MSH i ka kërkuar më 10 shkurt Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik një opinion sqarues për t`i mundësuar implementimin me kohe të këtij aktiviteti prokurimi.

    Në Dosjen e Tenderit, nuk është parë opinioni i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik. Megjithatë, autoriteti kontraktues ka vazhduar, me dhënien e kontratës.

    Kompania MediaTech gjatë negocimit fillestar ka ofruar zbritje prej 5 cent për copë, duke e ulur çmimin për njësi në 20.95 euro, ku përfshihet edhe TVSH-ja 8% apo thënë ndryshe çmimi për njësi pa TVSH, 19.40 euro.

    Këto çmime ishin më të shtrenjta se ato të rajonit.

    • Maqedoni – çmimi për njësi 19.00 EU (pa tvsh)
    • Mali i Zi – çmimi për njësi 17.29 EU (pa tvsh)
    • Kroacia – çmimi për njësi 18.75 EU (pa tvsh)
    • Slloveni- çmimi për njësi 20.94 EU (pa tvsh)

    Si rezultat, MSH ka kërkuar që kompania MediaTech të ofrojë zbritje shtesë në çmim të vaksinës së ofertuar.

    Çmimi final për të cilin u negociua dhe u lidh kontrata nuk figuron në Dosjen e Tenderit.

    Shuma prej 400 mijë euro mund të mos harxhohet e tëra.

    Kontrata është publike kornizë që nënkupton se kompania që u zgjodh si fituese shërbimet e saj do t`i ofrojë sipas nevojës së ministrisë, raporton “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në prag të Krishtlindjes duke hapur Derën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit,...
    Vip24 Dhjetor 2024
    “Big Brother VIP” vjen me një risi të re këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat. Ajo...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se vendimi i KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe nuk mund të konsiderohet si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.