×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë tregon arsyet pse nuk kanë dalë shtesat prej 300 euro për punonjësit e SHSKUK-së

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur arsyet pse nuk kanë dalë shtesat prej 300 eurove për punonjësit e SHSKUK-së.

    Në njoftim thuhet se, listat e ardhura në Ministrinë e Shëndetësisë nga SHSKUK kanë pasur mospërputhshmëri me kriteret e vendimet të Qeverisë dhe udhëzimet e saj.

    “MSH dëshiron të njoftojë se arsyeja e mos pagesës deri më tani e shtesës prej 300 eurove për kategoritë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 05/18 të datës 29.07. 2020 për punonjësit e SHSKUK-së është se listat e ardhura në MSh nga SHSKUK kanë pasur mospërputhshmëri me kriteret e vendimit të Qeverisë dhe udhëzimet e saj. Për këtë arsye, SHSKUK si organizatë buxhetore, i ka kthyer listat që të rishikohen nga menaxherët që njëjtat të jenë konform vendimit të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se përderisa nuk bëhen rishikimet e duhura në këto lista, nuk do të mund të kryhen pagesa.

    Siç dihet, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtesa mujore në vlerë prej 300 euro ka të bëjë me mjekët, infermierët dhe teknikët të cilët janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe me kategoritë e profesionistëve nga institucionet si:

    • IKSHPK-ja,
    • Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut,
    • Departamenti i Shëndetësisë në Burgje,
    • SHSKUK dhe Spitalet e përgjithshme si njësi të saj si dhe
    • QKMF-të në Komuna

    Sipas vendimit, organizatat buxhetore (të listuara më lart) janë përgjegjëse të përgatisin dhe aprovojnë me shkresë përmes Zyrtarit Kryesor Administrativ dhe Zyrtarit Kryesor Financiar të organizatës listat e personelit të tyre shëndetësor dhe të njëjtat t’i përcillen Ministrisë së Shëndetësisë, e cila pasi të konstatojë përputhshmërinë me kriteret e vendimit dhe udhëzimet e saj, i dërgon ato lista në Thesarin e Kosovës (Ministri të Financave) për procesim sipas Sistemit të Pagave, përkatësisht për pagesë retroaktive për dy muaj së bashku me pagën mujore të muajit gusht. /

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë trajtimit për...
    Lajme09 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C. Me...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është duke negociuar me ShBA-në për të marrë licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes...
    Sport09 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Mallorcas, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Rezultati pas...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni (lex. Xhorxha) thotë se vendi i saj është gati për nisur dërgimin e emigrantëve në qendrat e...
    Vip09 Janar 2025
    Xheneta ka zgjedhur të thotë të vërtetën ndaj Vullnetit në lojën ‘truth or dare’. Vullneti e pyeti rreth marrëdhënies së fundit seksuale...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku flet për energjinë e ripërtrishme dhe procedurat burokratike për leje....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.