×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë nuk e furnizon QKMF-në e Suharekës me material shpenzues dhe medicinal

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës është duke u ballafaquar me mungesë të materialit shpenzues dhe medicinal pasi furnizimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë është bërë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Tek para dy javësh nga kjo komunë thonë se kanë marrë disa furnizime në sasi të vogla.

    Por tutje kujdesi primar shëndetësor në këtë komunë nuk u furnizua nga MSH-ja as me sisteme, infuzione, pambuk dhe flaster e filma të rëntgenit.

    Të gjitha këto telashe i ka shpalosur drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuçi e cila kërkon që sa ma shpejtë të pajisjen me medikamentet dhe materialet nga lista esenciale me qëllim që t’i ofrojnë të gjitha shërbimet ashtu si duhet për pacientët.

    Ajo thotë se si komunë kanë shpenzuar kontratat që i kanë pasur në dispozicion, madje Kuçi thotë se edhe me disa nga barnat që janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë afër skadimit.

    “Ne si Komunë dhe si drejtori (e Shëndetësisë) vazhdimisht kemi bërë kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë si për furnizim me material shpenzues po ashtu edhe me material medicinal. Më vjen keq të them por thuajse nuk jemi furnizuar për gati tre muaj me material asgjë, ato çka jemi furnizuar disa barna kanë qenë edhe afër afatit të skadimit. Ne me buxhetin tonë vetanak i kemi shfrytëzuar në maksimum, çdo qytetar i kemi ofruar atë që kemi pasur si infuzione, pambuk, flastera, mos të themi sisteme. Prej nëntorit të 2020 nuk jemi furnizuar, në vitin 2021 javën që shkoi apo nëse nuk gabohem dy javë, jemi furnizuar por shumë pak, infuzione jo, pambuk jo, filma të rëntgenit jo, dihet që filmat e rëntgenit kanë pasur shpenzime enorme, i kanë tejkaluar parashikimet e buxhetit por ne çka kemi bërë e kemi digjitalizuar këtë pjesë e kemi bërë me CD”, theksoi ajo.

    Kuçi thotë se në Komunën e Suharekës janë aktive 450 raste me koronavirus. Brenda ditës në QKMF-në e kësaj komune po bëhen deri në 60 testime rapide, ku deri në 10 prej tyre dalin pozitivë.

    “Për momentin jemi duke i bërë vetëm testet rapide që i kemi pranuar nga Ministria e Shëndetësisë. Rreth 4 mijë teste i kemi pranuar, ato teste jemi duke i shfrytëzuar brenda ditës po bëhen 50-60 testime e vlen të ceket që brenda këtyre testimeve ka që dalin pozitivë deri 8-10 persona, por këta vërtetohen me testin PCR në Prizren”, tha ajo.

    Prej të mërkurës, Komuna e Suharekës ka nisur imunizimin e personelit të saj shëndetësor, pasi kanë pranuar 110 dozat e parë të vaksinës AstraZeneca, por këto doza janë të pamjaftueshme edhe për stafin mjekësor, prandaj përkundër që sot në disa komuna të Kosovës është paraparë të nis vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç në këtë komunë nuk do mund të nisë ky proces.

    Drejtoresha Kuçi thotë se në këtë komunë mbi moshën 80 vjeç janë mbi 2 mijë persona, por prioritet për vaksinimi do kenë edhe personat e moshuar në shtëpinë e të moshuarve në këtë komunë.

    “Ne i kemi bërë listat për vaksinim anti-COVID, mbi moshën 80-vjeçare janë 2 mijë e 27 persona, po ashtu e kemi për obligim t’i vaksinojmë sipas rekomandimeve të ministrisë edhe banorët rezidentë të shtëpisë së pleqve, ditëve në vazhdim do ua kërkoj një listë të personave që gjenden aty edhe ata do jenë prioritet, po ashtu kërkesë kanë bërë edhe punëtorët shëndetësorë që punojnë në institucione private, ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet, jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet që i kemi po çka mbetet prej ministrisë është me na sjell vaksinat, jo vetëm për ato që i kemi kërkuar, por edhe për qytetarët tanë në mënyrë që të fillojë një jetë normale”, tha ai.

    Më 28 mars, Kosova është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID, të tipit AstraZeneca. Plani shtetëror është që me këtë vaksinë fillimisht të imunizohen profesionistët shëndetësorë, personat mbi moshën 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

     

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.