×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministria e Mbrojtjes i dha tenderin për 1.2 milionë euro më të shtrenjtë kompanisë “Beni Dona SHPK”

    FrontOnline
    29 Janar 2020

    Tenderi për furnizimin me ushqim për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) i Ministrisë së Mbrojtjes në vlerë prej mbi 8.4 milionë euro po kërkohet që të kthehet në rivlerësim nga dy konzorciume të kompanive private, por edhe nga eksperti shqyrtues i angazhuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), raporton portali “Front Online”.

    Ankesa për këtë tender të Ministrisë së Mbrojtes, e cila e ka rekomanduar kompaninë “Beni Dona SHPK” si fituese, kanë pasur operatorët ekonomik “Florenti &“Sori Al”Sh.P.K. & “KPL”Sh.P.K. &”Ushqimi” dhe Global Parajsa”&Ciano Trading & Services”, sipas të cilëve kompania fituese nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me Ligjin e Prokurimit Publik, duke mos arritur ta dëshmoj qarkullimin financiar prej 10 milionë euro dhe gjithashtu, siç kanë thënë ata, oferta e kompanisë “Beni Dona SHPK” është më e shtrenjt për hiç më pak se 1.2 milionë euro.

    Ilmi Azemi nga kompania “Florenti &”Sori” në seancën e së mërkurës (sot) të OSHP-së ka kërkuar nga paneli shqyrtues i OSHP-së që të aprovojnë ankesën e tyre dhe njëkohësisht lëndën ta kthej në rivlerësim.

    “Jemi të befasuar me vendimin e autoritetit kontraktues që kompania “Beni Dona SHPK” të shpallet fitues i përkohshëm i tenderit, pasi që Ministria e Mbrojtjes i kishte kërkuar sqarime shtesë të cilat ajo nuk ia ka kthyer”, ka thënë Azemi, duke shtuar se Ministria e Mbrojtjes disa herë e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Beni Dona SHPK”, ndonëse e njejta është kompani e papërgjegjshme.

    Ndërsa Zeqir Fetoshi, përfaqësues ligjor i kompanisë pjesëmarrëse në tender “Global Parajsa”, ka deklaruar në seancën e OSHP-së se kjo kompani ka konkurruar në tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për furnizim me ushqim të Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK) me një çmim prej 1.2 milionë euro më të lirë se operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë (Beni Dona Plast) dhe 1.4 milionë euro më të lirë se konzorciumi Florenti&SoriAl.

    “Global Parajsa” është eliminiuar nga ky tender i Ministrisë së Mbrojtjes me arsyetimin se ka ofruar një bachelor të teknologjisë ushqimore, ndonëse janë kërkuar dy.

    “Ne për menaxher të projektit e kemi ofruar inxhinierin e teknologjisë ushqimore me gradën doktor shkence, i cili është z. Andrea Chiesa, ndërsa për ndihmës menaxher kemi ofruar dëshmi për dy bachelor të teknologjisë ushqimore”, ka thënë Fetoshi

    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Global Parajsa” ka kërkuar nga paneli shqyrtues që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim, pasi që interesi publik, siç ka thënë ai, është kursimi i parasë publike, raporton “Front Online”.

    Në anën tjetër, Afrim Maxhuni nga Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar në seancën e OSHP-së se autoriteti kontraktues i ka zbatuar të gjitha vendimet e OSHP-së, duke i bërë kështu edhe rivlerësimet në mënyrë profesionale.

    Maxhuni ka deklaruar poashtu se qëndrojnë mbrapa vendimit të tyre, duke i respektuar të gjitha pikat e kërkesave të vendimeve të OSHP-së.

    “Ne i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë ligjore, duke dalë me një rekomandim të qëndrueshëm”, ka thënë ai.
    Por, eksperti shqyrtues i angazhuar nga OSHP, Hasim Krasniqi,  ka konfirmuar se operatori i rekomanduar për kontratë “Beni Dona SHPK” nuk ka arritur të sjellë dëshmi të mjaftueshme për qarkullim financiar prej 10 milionë euro. Krasniqi ka përsëritur se tenderi duhet të kthehet në rivlerësim.

    Këto pretendime të kompanive ankuese, por edhe të ekspertit shqyrtues i ka hedhur poshtë përfaqësuesi i “Beni Dona SHPK”, Ramadan Gashi, i cili ka deklaruar se shpallja fitues e kompanisë së tyre për tenderin e MM-së ka qenë plotësisht i bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik.

    Sipas tij, eksperti shqyrtues më shumë është brengosur në pretendimet, siç ka thënë ai, të operatorit ekonomik “Florenti” se sa në shkresat e lëndës.

    “Faturat që janë përmendur nga eksperti shqyrtues nuk kanë mundësi të ndahen, pasi që janë marrë në momentin e faturimit. Nuk pajtohemi fare me mendimin e ekspertit shqyrtues, sepse mendimet i ka nxjerrë sipërfaqësisht”, ka thënë Gashi.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.