×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria e Financave jep detaje për aplikim për kredi konsumuese

    FrontOnline
    20 Tetor 2021

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Republikës së Kosovës ka filluar zbatimin e Masës 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që nënkupton subvencionimin e kredive konsumuese. Andaj, njoftohen të gjithë klientët e bankave si dhe publiku i gjerë që gjatë aplikimit për kredi konsumuese në bankën e tyre ata duhet të ndjekin procedurat standarde për aplikim. Gjithashtu, bankat komerciale gjatë procesimit të aplikacioneve për kredi do të ndjekin procedurat standarde të vlerësimit

    dhe aprovimit të kredive. Rrjedhimisht, bankat nuk do të paragjykojnë aprovimin apo jo të subvencionimit të kredisë dhe nuk do të kenë asnjë procedurë të veçantë apo informacion shtesë në lidhje me këtë masë. Në rast të aprovimit të kredisë klienti duhet ti drejtohet platformës eKosova ku mund të plotësojë formularët e nevojshëm.

    Në vijim gjeni udhëzimet e publikuara nga Ministria e Financave:

    Kush mund të përfitojë?

    Të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë.

    Sa është shuma e subvencionimit?

    Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.

    Shembull:

    Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;

    Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;

    Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.

    Çka duhet të bëni për të përfituar?

    Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim në eKosova.

    Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

    Me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë tregonin gjëra nga më të ndryshmet për jetën jashtë izolimit. Driloni u shpreh se takimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.