-->
×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ministri Zemaj në fund të mandatit politizon Odat shëndetësore (Dokument)

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Ditët në krye të Ministrisë së Shëndetësisë i ka të numëruara.

    Por, edhe ato pak që i kanë mbetur ministri Armend Zemaj po i shfrytëzon për t`i politizuar organizatat shëndetësore, shkruan Front Online.

    Së fundmi, ai e ka rehatuar si anëtar të Këshillit Drejtues të Odës së Infermierëve, Fitim Havollin, një bashkëpartiak të tij.

    Këtë e ka bërë përmes një vendimi të marrë me datën 2 shkurt të këtij viti, kohë kjo kur emri i këtij të fundit veçse figuronte bashkë me atë të Zemajt në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së në zgjedhjet e të dielës së 14 shkurtit.

     

    Emërimi i tij si i tillë bie ndesh me nenin 17 të ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, shkruan Front Online.

    Ai obligon që kryetari i Odës, zëvendëskryetarët, anëtarët e këshillit drejtues të jenë të “zhveshur” nga funksionet të tjera publike dhe politike, me përjashtim të dy rasteve.

    Së pari në ato raste kur personi i zgjedhur ushtron funksion profesional mjekësor dhe së dyti në ato kur i emëruari jep mësim.

    Për shkeljen e Ministrit Zemaj reagim ka pasur edhe nga vetë Oda e Infermierëve.

    Kryetari i saj, Naser Rrustemaj një prononcim për Front Online ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me politizimin e këtij institutcioni.

    “Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor shpreh shqetësim se vendimi për emrimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues është në kundërshtim me ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor me numër Nr. 04/L-150. Neni 17 i këtij Ligji precizon se Kryetari i Odës, zëvendëskryetarët, anëtarët e këshillit drejtues dhe sekretari i përgjithshëm nuk mund të jenë persona të zgjedhur dhe të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie”, u shpreh Rrustemaj për Front Online.

    Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e të cilës janë Havolli e Zemaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë e treta.

    Ajo dhe partitë e tjera shqiptare me gjasë do të mbesin në opozitë meqë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do ta arrijë ta formojë vetë qeverinë.

    Kjo e fundit, pa votat me kusht e ato diasporës, aktualisht numëron 47.8 % të votave apo 56 ulëse.

     

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime12 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila...
    Hulumtime06 Maj 2025
    Autorë: Fitore Ademi & Jona Cenameri Maj 2025 | BIRN Kosovo Në të dyja anët e kufirit, të miturit po përfshihen gjithnjë...
    Hulumtime26 Mars 2025
    Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me tender prej hiç më  pakë se 2,5 milionë euro kompaninë Meditech,...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e cila bie në juridiksionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural (MBPZHR) e cila...
    Lajme16 Maj 2025
    Ka vdekur gruaja e ish-kryeminstrit Agim Çeku, Dragica. Lajmin e kanë bërë të ditur vet familjarët përmes një postimi në rrjetin social,...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i AAK`së Ramush Haradinaj ka reaguar për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë Sipas tij ky Samit...
    Lajme16 Maj 2025
    Me batutë e ka pritur Kryeministri Edi Rama homologun e tij britanik Keir Starmer në sheshin Skënderbej ku do të mbahet Samiti...
    Lajme16 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samit në Tiranë ku u prit nga kryeministri Rama. “Çfarë është ajo që prisnim,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.