×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Peci: Sektori i pylltarisë i rëndësishëm për ekonominë e vendit

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (FAO), ku bashkëbisedoi me udhëheqësin regjional të ngarkuar për Kosovë, Raimund Jehle i cili ishte i shoqësuar nga zyrtarë të FAO-s, transmeton Front Online.

    Në këtë takim, ministri Faton Peci fillimisht i falënderoi përfaqësuesit e FAO-s për angazhimin e kësaj organizate në Kosovë, përkatësisht me realizimin e projekteve të saj, që nga përfundimi i luftës e deri më sot, duke theksuar kështu se sektori i pylltarisë është sektor i rëndësishëm brenda MBPZhR-së, por edhe për ekonominë e vendit.

    Nga të pranishmit, u diskutua për arritjet dhe problematikat me të cilat përballet sektori bujqësor në vend, ndërsa theks i veçantë iu kushtua fillimit të hartimit të Projekt Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë për periudhën 2021-2030, i cili po mbështetet edhe nga projekti aktual “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar  ndryshimin klimatik në Kosovë”, i cili po implementohet nga zyra e FAO-s në Prishtinë. “Duke qenë se në këtë drejtim duhet punuar me shpejtësi, unë do të kërkoj nga Ekipi Punues që të intensifikoj punën, në mënyrë që brenda këtij viti të përfundojnë të gjitha procedurat e miratimit të saj. Në këtë dokument të rëndësishëm të planifikimit afatgjatë, duhet të jepen orientimet zhvillimore dhe të adresohen edhe problemet dhe sfidat aktuale, për të cilat do të ofrohen zgjidhjet adekuate”, tha ndër tjera ministri Peci.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e FAO-s e uruan Ministrin Faton Peci për detyrën e re duke e siguruar se do të vazhdojnë të kontribuojnë në avancimin e menaxhimit të sektorit pyjor në Kosovë, sektor ky potencial në zhvillimin ekonomik të vendit./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, që thotë ta kenë bërë kohë më parë, në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Udhëheqësit e Procesit të Berlinit nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete anëtare të BE-së u mblodhën në Berlin për të shënuar dhjetëvjetorin...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se nesër do ta nënshkruajnë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Dy shtete kritike të fushëbetejës – Georgia dhe Karolina e Veriut – po fillojnë votimin e hershëm personalisht këtë javë. Mes një...
    Sport15 Tetor 2024
    Ikona braziliane Neymar e ka mbështetur bashkatdhetarin e tij dhe yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, për të fituar Topin e Artë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni deklaroi në senat se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas sirian i dyshuar për një vrasje të kryer në vitin 2022. Përmes një komunikate...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjes e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.