×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Peci: Bujqit e Rahovecit deri më tani janë përkrahur me 21 milionë euro

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron në Rahovec në shënim të Ditës së Verës ku së bashku me përfaqësues së Shoqatës se Verëtarëve, Shoqatës se Gastronomeve dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit do të bashkëbisedojnë rreth mundësive për bashkëpunim ndërsektorial.

    Ministri Peci gatë fjalimit të tij njoftoi se gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri “kaq të rëndësishëm për zhvillim ekonomik”, bujqit e Komunës së Rahovecit janë përkrahur deri më tani me 21 milionë euro në kategorinë e granteve, subvencioneve, dhe kompensimin e dëmeve ne bujqësi.

    Si institucion, ai tha se e përkrahin sektorin e vreshtarisë dhe veretarisë përmes granteve dhe subvencioneve.

    “Sot është Dita Ndërkombëtare e Verarisë. Ne kemi zbarkuar në Kryeqytetin e Bujqësisë, në Rahovec ku është qendra dhe promovimi kryesor i verarisë në Kosovë. Shënimi i kësaj dite ka disa arsye: e para promovimi i punës së mirë që po bëjnë vreshtarët dhe verëtarët në ofrimin e verës sa më cilësore. Kemi ardhur në një tur në disa kantina, për momentin jemi të ‘KosovaWine’. Unë si ministër dëshiroj të bëj një apel që sa më shumë të promovojë produktet vendore dhe në funksion dhe kërkesa ime për gjitha shoqatat gastronome e çdo restorant që minimalisht ta ketë një prodhues të Kosovës në mënyrë e vet që e shërben. Mendoj që është një veprim patriotik dhe përtej aspektit patriotik, sektori i verave ka arritur në një nivel të lartë të cilësisë”, tha Peci.

    “Nga viti 2021 deri në vitin 2024, 1, 5 milion euro është vlera me të cilën janë subvencionuar verëtarët për litër vere të prodhuar, ndërsa 6.7 milionë euro është shifra me të cilën janë subvencionuar vreshtarët për hektarë te vreshtës për vitin 2021, 2022 dhe 2023. Ndërsa deri më tani me rreth 2.2 milionë euro, kemi përkrahur Komunën e Rahovecit me grante në bujqësi përgjatë qeverisjen sonë”, theksoi ai./EO/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.