Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku është zotuar për koordinim me sektorin privat për çështje fiskale.
Ministri Murata ka thënë se është dukë bërë përpjekje që të ketë një formalizim të qartë të pasqyrës ekonomike, njofton Klan Kosova.
Përmes një komunikate për media, OKA ka bërë të ditur që drejtori ekzekutiv i saj i ka kërkuar ministrit që të shmanget vendosja e tatimeve të reja ose te rritjes së normave ekzistuese tatimore.
Ministri ka theksuar se politikat tatimore e Kosovës janë të konsoliduara , mirëpo ka vend për përmirësim, ku kjo mund edhe ta rrisë të hyrën buxhetore.