×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati mburret me rritjen ekonomike të Kosovës, opozita ia përmend mungesën e investimeve kapitale dhe inflacionin e lartë

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024.

    Sipas Minsitrit Murati , rritja ekonomike, siç ka thënë ai, ka arritur në 4.27 për qind.

    “Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2 për qind, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”, shton tutje ministri në rrjetin social në Facebook.

    Në lidhje me këto shifra për FrontOnline janë deklaruar deputetë nga pozita dhe opozita

    Gramos Agusholli: Qendrojme më mirë se te gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për nga rritja ekonomike

    Gramos Agusholli, deputet i Lwvizjes “Vetwvendosje”, është deklaruar lidhur me postimin e ministrit Murati ku  ka  theksuar rëndësinë e transparencës në metodologjinë e përdorur për matjen e rritjes ekonomike dhe shprehu nevojën për të kuptuar më mirë këto të dhëna.

    Agusholli pranoi se rritja e punësimit, me mbi 20 mijë qytetarë të punësuar falë masave si iniciativa “Superpuna”, mbështetje për punësimin e grave, dhe subvencionet në bujqësi, është një tregues i rëndësishëm i rritjes ekonomike.

    “Duke dashur të qëndroj objektiv, është fakt se mbi 20 mijë qytetarë janë punësuar falë masave të ndërmarra nga Qeveria, si iniciativa Superpuna, mbështetja financiare për punësimin e grave, përkrahja për të rinjtë, dhe subvencionet e shumta në sektorin e bujqësisë, ku ka pasur rritje në punësim dhe rrjedhimisht kjo është rritje ekonomike”, tha Agusholli për FrontOnline.

    Pavarësisht sfidave si emigrimi i të rinjve dhe pagat e ulëta, Agusholli theksoi se është arritur progres më i madh se në qeveritë e kaluara, duke vlerësuar se Kosova ka një pozicion më të mirë se shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor në terma të rritjes ekonomike.

    “Me sfidat me të cilat është përballur vendi ynë, si emigrimin e të rinjve dhe pagat e ulëta, konsideroj se është punuar më shumë se në qeveritë e kaluara. Nuk e di a jemi në 4 top vendet për nga rritja ekonomike, por e di që qëndrojmë më mirë se te gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Agusholli.

    Ferat Shala: Për 4 vite me këtë Qeveri nuk kemi asnjë projekt të përfunduar

    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kritikoi qeverinë “Kurti” për manipulimin e statistikave të ekonomisë. Ai  theksoi se shifrat e paraqitura nga ministri i Financave, Hekuran Murati, janë jo të qëndrueshme dhe se inflacioni real është shumë më i lartë.

    “Tashmë është i njohur edhe publikisht manipulimi me numra dhe shifra i qeverisë Kurti e veçanërisht nga ministri i financave Murati. Ministri i financave Murati të gjitha shifrat e kalkuluara i ka jo të qëndrueshme dhe jo të bazuara , shkalla e inflacionit është shumë më e lartë”, tha Shala.

    Shala vuri në dukje se mungesa e investimeve kapitale ka sjellë një rritje ekonomike të ulët dhe se qeveria po mundohet të mashtrojë opinionin publik me shifra jo reale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

    “Mungesa edhe e investimeve kapitale ka bërë që rritja ekonomike të jetë më e ulëta që ka që ka qenë ndonjëherë në periudha të caktuara të kohës siç është ky 3 mujor .

    Realisht qeveria Kurti tashmë në prag të zgjedhjeve nacionale të vetmen mundësi e ka që të manipulojë me shifra duke u orvatur të mashtrojë opinionin e gjerë , fatkeqësisht shifrat reale tregojnë një situatë krejt tjetër”, deklaron deputeti Shala për FrontOnline.

    A theksoi se, pas katër vjetësh në pushtet, nuk ka asnjë projekt të përfunduar që mund të matet për investime reale. Ajo gjithashtu kritikoi performancën e ndërmarrjeve publike si: Trepça dhe KEK-u, që janë në prag të falimentimit. Shala përmendi se aktualisht Kosova është importuese e energjisë, kur duhet të ishte eksportuese, duke e konsideruar këtë si një tregues të dështimeve të qeverisë.

    “Në  vitin e 4-të të kësaj qeverie nuk e kemi asnjë projekt të përfunduar, që mund të themi ose të kemi një parametër matës për investime reale në ekonomi .Ajo çfarë e vështirëson tej mase  dhe e demanton qeverinë Kurti është performanca e të gjitha ndërmarrjeve publike siç është Trepça KEK-u dhe disa ndërmarrje tjera që janë në prag të falimentimit”, përfundon Shala.

    Albana Bytyqi:  Për katër vite qeverisje  është qesharake të dalës e të lavdërohesh për rritje tre muajshe ekonomike

    Albana Bytyqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  në një prononcim për Front Online demantoi  qeverinë për pretendimet e rritjes ekonomike, duke pyetur se ku është kjo rritje.

    Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës po e përjetojnë ndryshe situatën, duke kërkuar që ata të dalin në terren dhe të pyesin njerëzit se sa ka ndryshuar jetesa e tyre.

    Bytyqi e vuri në dukje se, nëse rritja ekonomike është e vërtetë, atëherë pse ka kaq shumë ankesa për kushtet e jetesës? Ajo theksoi se qytetarët po vuajnë nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe kritikoi qeverinë për paraqitjen e shifrave jo reale, duke e konsideruar këtë si një lojë të papërshtatshme.

    “Ku është ajo rritje? Le të dalin pak në terren e le t’i pyesin qytetarët sa janë t’u e ndier këtë rritje, sa ua ka ndryshuar jetën kjo rritje, sepse nëse është kjo e saktë atëherë pse ka kaq shumë ankesa për jetesën në Kosovë. As idenë nuk e kanë veç produktet bazike sa shtrenjtë janë dhe dalin publikisht më shifra jo reale duke propaganduar’’, u shpreh Bytyqi.

    Ajo përfundoi duke e quajtur qesharake që pas katër vjetësh qeverisje, të lavdërohen për rritje të tilla vetëm për një tremujor, duke theksuar se kjo nuk tregon asgjë për performancën e vërtetë të qeverisë.

    “Nuk është në rregull të bëhen lojna të tilla kur këto janë gjëra që nuk kanë të bëjnë me perceptimin por me realitetin dhe realitetin e dinë qytetarët që po e vuajnë. Mandej, janë katër vite qeverisje dhe është qesharake të dalës e të lavdërohesh për rritje tre muajshe, sepse bash kurrgjë nuk tregon ajo punë”, përfundoi Bytyqi.

     

     

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij. Osmani ka shkruar se Afrim Bunjaku...
    Lajme24 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij. Bëhet e ditur...
    Lajme24 Shtator 2024
    Të hënën në Bjeshkët e Grejkocit një person ka raportuar që disa persona të panjohur i kanë vjedhur anësoret e rrugës. “Ankuesi mashkull...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Gramos Agusholli, deputet i Lwvizjes “Vetwvendosje”, është deklaruar lidhur me postimin e ministrit Murati ku  ka  theksuar rëndësinë e transparencës në metodologjinë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen shtatë komisione parlamentare. Nga ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ambasada gjermane në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë  përkujtimore për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Sot shënohet shënohet përvjetori i parë i sulmit terrorist serb në Banjskë. Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Në një seancë ne Serbi ku tema kryesore ishte buxheti, u fol për armët. Kryeministri Millosh Vuçeviq njoftoi deputetët se ishte përfshirë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Belgzim Kamberi nga Instituti Musine Kokalari, ka deklaruar se çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mund të bëhet temë e kontestit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.