Paparaci raportoi më herët se Hekuran Murati ka rritur pagat për tre muajt e fundit të këtij viti për disa punonjës shtetërorë.
Ndaj këtij lajmi reagoi vetë ministri i financave, duke e mohuar atë.
Sipas tij, vendimi i MFPT s’ka të bëjë fare me rritje të pagave.
“Vendimi rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit, ashtu që institucionet që kanë obligim të ofrojnë shërbime publike përtej orës 16:00 si dhe fundjavave, ta bëjnë këtë pa qenë në shkelje të dispozitës ligjore që kufizon punën përtej orarit të rregullt në vetëm 1% të totalit të orëve”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë: