×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri malazias: S’kemi tokë për askënd, korrigjimi me Kosovën brenda marrëveshjes ekzistuese

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Ministri i Punëve të Jashtme të malit të Zi, Serdjan Darmanoviq, ka folur sot rreth marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke potencuar se ndryshime do të bëhen vetëm brenda marrëveshjes së ratifikuar në mes të dy palëve.

    “Demarkimi i kufirit është i mundshëm vetëm brenda kornizës së marrëveshjes së arritur”, ka thënë Darmanoviq teksa i është përgjigjur deputetit Milun Zogoviq, shkruan vijesti.me, transmeton Gazeta Express.

    Darmanoviq ndërkohë ka thënë se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim në të cilin është negociouar dhënia e territorit të Malit të Zi për ndonjë shtet.

    “Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë negociatë për dhënie të territorit të Malit të Zi për asnjë shtet, sepse negociata të tilla s’ka pasur asnjëherë dhe s’mund të ketë “, ka thënë tutje shefi i diplomacisë malaizase.

    Ai ka përsëritur se sa i përket ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion, kanë themeluar një trup të përbashkët me Kosovën që do të merret me shënjimin e kufijve në vend.

    “ Kjo është një prej çështjeve më të ndjeshme sa i përket raporteve tona, dhe qasja jonë është vlerësuar si optimale nga partnerët ndërkombëtarë, dhe rezultatet e deritanishme tregojnë një gatishmëri për t’i adresuar ato në një atmosferë mirëkuptimi. Ne kemi përfunduar me sukses demarkacionin me Bosnje e Hercegovinën me gjithë presionet e mbështetura në pretendimet të pabazuara “, ka thënë Darmanoviq.

    Ndërkohë Zogoviq ka thënë se zyrtarët kosovarë kanë deklaruar se presin lëshime nga pala malazeze sa i përket demarkacionit, dhe gjithashtu ka përmendur deklaratën e kryeministrit Dushko Markoviq se “komisioni i demarkacionit ka të drejtë të ndryshojë vijën kufitare”.

    “Kjo do të thotë që pala jonë lë të hapur mundësinë e shmangies nga marrëveshja për kufijtë. Natyrisht, do të ketë një zhvendosjes të vijës kufitare, dhe fokusi është në Çakorr”, ka thënë tutje Zogoviq./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për të marrë pjesë në...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti, ku Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri të paritsë....
    Lajme18 Mars 2025
    Dritëro Arifi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që i ndalon Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka bërë ndryshimin me efekt të menjëhershëm në mbrojtjen e afërt nga...
    Vip18 Mars 2025
    Reperi Gjesti duket se po kalon disa nga ditët më të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Një video e...
    Vip18 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.