Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim virtual me një delegacion të Bankës Botërore.
Ai ka thënë se vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Bankën Botërore.
“Qeveria e Kosovës është e interesuar që të punoj me intensitet të shtuar në ballafaqimin e situatës së krijuar nga pandemia globale COVID 19 dhe pasojave të shkaktuara sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i ministrit Vesel Krasniqi:
Në kuadër të angazhimeve për të thelluar bashkëpunimin me institucione të ndryshme e në veçanti me ato financiare sot kam zhvilluar një takim virtual me një delegacion të Bankës Botërore.
Në këtë takim theksova se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që unë e drejtoj e vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Bankën Botërore.
Qeveria e Kosovës është e interesuar që të punoj me intensitet të shtuar në ballafaqimin e situatës së krijuar nga pandemia globale COVID 19 dhe pasojave të shkaktuara sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Temë tjetër e këtij takimi virtual ishte edhe rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ku potencova se si MTI jemi të interesuar të përshpejtojmë implementimin e këtij projekti që zyrtarisht ka filluar nga mesi i vitit 2018.
Një sfidë e veçantë është edhe miratimi i Ligjit për Inspektimet i cili pritet të miratohet deri në fund të Marsit 2021. Aprovimi i Ligjit do të mundësoj inicimin e procesit të prokurimit të platformës elektronike “E-Inspektori” që do të financohet nga projektit CERP-së në vlerë prej 2-3 milionë euro.
V.K

Të tjera
-
19:25 | 19 Maj 2022
-
19:17 | 19 Maj 2022
-
19:14 | 19 Maj 2022
-
19:10 | 19 Maj 2022
-
19:09 | 19 Maj 2022
-
18:51 | 19 Maj 2022
-
18:35 | 19 Maj 2022
-
18:34 | 19 Maj 2022
-
18:30 | 19 Maj 2022
-
18:27 | 19 Maj 2022
-
18:25 | 19 Maj 2022
-
18:21 | 19 Maj 2022