×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri estonez, Gjuriqit: E papranueshme të shtrëngosh duart me një krimi*nel luft*e

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Serbia e ka nisur fushatën e saj të paralajmëruar ditë më parë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, për siç tha ai, “situatën e rëndë” të serbëve në Kosovë.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka vizituar Estoninë, ku u prit nga homologu i tij, Margu Tsahkna.

    Ndër të tjera, Gjuriq tha se e informoi Tsahknanin për “situatën në Kosovë dhe veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Kurtit”

    “E informova homologun tim për situatën në Kosovë, dhe veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Kurtit, duke theksuar se integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë janë po aq të vlefshëm sa ai i çdo vendi tjetër”, shkroi Gjuriq për vizitën, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërsa, Tsahknani ia kujtoi atij se për Estoninë, është e papranueshme shtrëngimi i duarve “me një kriminel lufte”, ku fjalën e kishte për lidhjet e forta që Serbia e Vuçiqit i ka me presidentin rus, Vladimir Putin.

    “E mirëprita Marko Gjuriqin dhe e theksova se është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që po përpiqet që të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës”, shkroi Tsahkna, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, ai tha se Serbia, si kandidate për BE, pritet t’i përshtatë politikat me BE-në, e po ashtu, i njëjti shprehi edhe mbështetjen për dialogun mes Serbisë e Kosovës.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi është pyetur direkt me “po ose jo” nëse e ka pranuar Asociacionin e Komunave me...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një takim në në kuadër të Procesit të Berlinit në...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani përmes një statusi në Facebook ka thënë se Serbia po synon që gjendjen në veri të Kosovës...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se retorika e përditshme e krerëve të shtetit për kërcënimet e mundshme...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Stuhia Boris ka shkaktuar të paktën 18 viktima në katër shtete europiane, Poloni, Austri, Rumani dhe Çeki. Por numri mund të rritet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim rreth verifikimit shtesë për disa llogari të prindërve lidhur me shtesat...
    Vip17 Shtator 2024
    Ish-reperi, Feronit Shabani i njohur në publik si Fero, ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se është në depresion të rëndë....
    Lajme17 Shtator 2024
    Një burrë nga fshati Rugovë e Gjakovës ka lajmëruar në polici një person pasi sipas tij është duke kërkuar prej tij që...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit. Në fjalimin e tij në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.