×
  • Lajme
  • Lajme

    Minatorët paralajmërojnë greva dhe protesta nëse bisedohet për Trepçën

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Minatorët e minierës Trepça në Stantërg kanë paralajmëruar eskalim të situatës nëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen bisedime për Trepçën.

    Ata kanë tërhequr vërejtjen qeveritarëve që të kenë kujdes që Trepça të mos përfshihet assesi si temë e këtij dialogu, në të kundërtën paralajmëruan greva dhe protesta.

    Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës në Stantërg, ka bërë të ditur për KosovaPress, se minatorët janë të shqetësuar tejmase rreth disa zërave se Trepça mund të jetë temë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, pakënaqësia mund të nxjerr situatën nga kontrolli dhe t’i detyrojë minatorët të hynë në grevë dhe protesta, andaj ka apeluar tek qeveritarët të kenë kujdes çka po nënshkruajnë.

    “Le të kenë kujdes që Trepça mos të jetë temë e dialogut me Serbinë, sepse Trepça është e vet minatorëve dhe pasuri që na ka falë Zoti neve në tokën tonë. Ne s’kemi as det, as tokë pjellore, as ndonjë pasuri tjetër, do të thotë ne kemi veç Trepçën…. Minatorët ndjejnë njëfarë pakënaqësie me këto bisedime dhe prej kësaj pakënaqësie janë në gjendje me hy ndoshta edhe në greva dhe protesta. Ne po e paralajmërojmë qeverinë që ne të ketë kujdes…Çka po nënshkruajnë ne të kenë kujdes sepse pakënaqësia mundet me nxjerr situatën nga kontrolli”, ka thënë Osmani.

    Qazim Hyseni, minator, tha se nëse çështja e Trepçës diskutohet me Serbinë, atëherë minatorët do të hyjnë në grevë dhe do të protestojnë njëjtë sikurse vitet e 90-ta.

    “Nëse qeveria jonë bënë bisedime për Trepçën ne do të hymë në grevë ose do të marrim masa sikur në vitet e 90 që kemi shkuar në Prishtinë, do të shkojmë prapë nëse është nevoja”, theksoi Hyseni.

    Edhe Isa Beqiri, minator për më shumë se 40 vjet, ka potencuar shkuarjen këmbë në Prishtinë të minatorëve dhe mbarë popullatës, nëse Trepça bëhet temë e këtyre bisedimeve.

    “Nëse bëhen bisedimet me Serbinë për Trepçën, ne jemi të njëjtit e vitit 1989 dhe do ta ftojmë tërë popullin me shkua në Prishtinë. Ai që bisedon për Trepçën dhe asociacionin e komunave, nuk ka vend në Kosovë”, tha për Beqiri.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Partitë politike do të hapin zyrtarisht sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Subjektet do të mbajnë tubimet e para që...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.