Besiktasi shënoi fitore bindëse ndaj Kayserisporit si mysafir me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Turqisë.
Kontribut në këtë fitore ka dhënë edhe Milot Rashica që luajti si mbrojtës i djathtë, e ku asistoi në golin e tretë të shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 91-të të ndeshjes.
Gedson Fernandes shënoi golin e parë, ndërsa Immobile shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 78-të.