Milot Rashica e ka gjetur sërish golin në elitën e futbollit gjerman.
Sulmuesi i Kosovës e ka nisur nga fillimi ndeshjen e sotme ndaj Borussia Dortmundit, shkruan FrontOnline.
Në minutën e 14-t, pas asistimit nga Eggestein, Rashica shënoi për epërsinë 0:1 të Werder Bremenit.
Ndryshe, ky është goli i dytë kampional për vushtrriasin këtë edicion.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga./FrontOnline/