Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, u diagnostikua të martën me pneumoni dhe koronavirus.
Lajmi u bë i ditur nga Qendra Klinike Universitare në Banja Llukë, një ditë pasi Dodik u shtrua në spital “me të vjella dhe dhimbje në stomak”.
“Gjendja shëndetësore e Dodikut është stabile, ai ndjehet mirë dhe po merr terapinë e duhur”, thuhet në njoftim.
Zyra e Dodikut ka thënë më herët se ai ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 dhjetor.Dodik, 61 vjeç, është testuar dhe vetizoluar pas takimit me një person të infektuar.