×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Milionerët e Kosovës, ATK ua rikujton se janë të obliguar të deklarojnë dhe të paguajnë saktë detyrimet tatimore

    FrontOnline
    26 Korrik 2023

    Administrata Tatimore e Kosovës ka nisur zbatimin e projektit “Personat e Pasur”, gjersa ua rikujton se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe të paguajnë saktë detyrimet tatimore.

    Në njoftim e ATK-së thuhet se bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2023, ATK ka hartuar Planin e  Veprimit për të përmirësuar përmbushjen tatimore të personave të pasur lidhur me detyrimet e tyre tatimore për Tatimin në të Ardhurat Personale, të cilat i përcakton legjislacioni tatimor.

    “Përmes këtij plani, ATK do të kryejë aktivitete me qëllim të identifikimit të personave të pasur, të cilët nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë saktë detyrimet tatimore.

    Qëllimi i Projektit ‘Personat e Pasur’ është identifikimi i personave të pasur duke përdorur bazë të të dhënave në formë sistemi/platforme e cila mundëson ndërlidhjen me institucione qeveritare, jo qeveritare, financiare me qellim të trajtimit tatimor të kësaj kategorie, rritjen e numrit të deklarimeve dhe pagesës së tatimit nga kjo kategori e tatimpaguesve, si dhe zvogëlimi i hendekut tatimor si rezultat i mos deklarimit të të ardhurave nga personat me të ardhura të larta”, thuhet në njoftim.

    Fushëveprimi i këtij projekti do të jetë i shtrirë në kategorinë e personave si në vijim:

    Kategoria I – Personi, pasuria e të cilit është mbi 1 milion euro deri në 5 milionë euro;

    Kategori II – Personi, pasuria e të cilit është mbi 5 milionë euro deri në 10 milionë euro;

    Kategoria III – Personi, pasuria e të cilit është mbi 10 milionë euro deri në 20 milionë euro; dhe

    Kategoria IV – Personi, pasuria e të cilit është mbi 20 milionë euro.

    Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, gjegjësisht të deklaroni dhe të paguani saktë tatimin, në të kundërtën, do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

    “Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

    Paguaj tatimin, fuqizo shtetin!”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti po qëndron sot në Gjakovë ku do të hap sot zyrtarisht fushatën zgjedhore. Ai ka takuar Nënë Ferdonijen ku...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të sportistit ferizajas, Florim Xhabirit. Aliu i ka shprehur...
    Lajme11 Janar 2025
    Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin. Me krenari dhe...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.