×
  • Opinione
  • Opinione

    Milionat para shëndetit

    FrontOnline
    02 Shtator 2021

    Qeveria e Albin Kurtit zgjodhi infuzionin financiar nga diaspora para shëndetit të qytetarëve. Hapja e vendit pa respektim e mbikëqyrje masash, si dhe problemet me vaksinim sollën situatën alarmante me mijëra të infektuar e qindra viktima. A ka kush që jep përgjegjësi?

    Situata alarmante me pandeminë Covid-19 në Kosovë po përcillet me akuza e kundërakuza, shfajësime e drejtim gishti për gjetje fajtori. Ndërkohë që numrat e të infektuarve dhe të viktimave nuk po zvogëlohen, akterë partiakë dhe mbështetës të tyre nuk po hezitojnë të përbaltin njëri-tjetrin, në përpjekje për të përfituar politikisht në një situatë mjaft të rëndë.

    Përderisa narrativa e zyrtarëve qeveritarë dhe mbështetësve të partisë në pushtet është ndërtuar mbi shfajësimin e vetes dhe fajësimin e të tjetrëve, opozita dhe mbështetës të saj kanë vënë në shënjestër qeverinë, duke e kritikuar dhe akuzuar për menaxhim të keq.

    Bazuar në deklarimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe njohësve të tjerë të situatave të tilla, duket se gjendja është përkeqësuar drastikisht për shkak të hapjes së vendit pa një plan monitorues, respektivisht pa mbikëqyrjen e masave në fuqi. Shfrenimi total i qytetarëve, në kohën kur vendi priti e përcolli qindra-mijëra mërgimtarë ka bërë që të zë vend në krye të listave me më së shumti vdekje. Përveç hapjes totale, kësaj situate i ka ndinhmuar edhe ardhja e mërgimtarëve pa vaksinuar në Kosovë dhe, në anën tjetër, hezitimi i një pjese të qyetarëve për ta marrë vaksinën. Dështimi i Ministrisë së Shëndetësisë për t’iu ofrua qytetarëve qasje sa më të lehtë në vaksinim dhe, nën anën tjetër, mungesa e një fushate vetëdijesuese serioze, ka bërë që sot spitalet të jenë plot pacientë, që më shumë se 100 mijë vakcinave t’iu skadaojë afati i përdorimit dhe që mijëra qytetarë çdo ditë të rezultojnë pozitivë.

    Asgjësimi i më shumë se 100 mijë vaksinave donacion nga Norvegjia është skandal i madh. Faji kryesor për këtë skandal i takon Ministrisë së Shëndetësisë, që nuk ka arritur t’i administrojë ato si duhet.

    * * *

    Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që muajt e fundit ta ketë prioritet infuzionin financiar nga diaspora, e jo shëndetin e qytetarëve. Ndryshe nuk ka si shpjegohet hapja e vendit pa asnjë masë që menaxhohet e respektohet. Duke parë klube të natës plot, sheshe qytetesh plot e salla dasmash plot me javë të tëra, krijohej përshtypja se Kosova e kishte mposhtur virusin. Për ironi, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftonte se ia kishte ndalur turrin variantit Delta. Rekordet e zeza nuk vonuan të vijnë. Për më tepër, kosovarët që u kthyen në Zvicër pas pushimeve mbushën spitalet atje.

    Javët e fundit gjithçka në Kosovë ishte në funksion të “argëtimit të diasporës”. Punë e madhe se shumë nga ta kishin ardhur pa vaksinuar, punë e madhe se në diskoteka e sheshe mblidheshin mijëra vetë çdo natë, punë e madhe që ahengjet nuk pushonin ditë e natë, punë e madhe që njerëzit nuk donin të vaksinoheshin shkaku i teorive konspirative të budallakavta, punë e madhe se ditë me radhë të tjerët që ishin të interesuar s’mund të bënin termine për vaksinim.

    Hapja gjatë verës ndodhi edhe në vende të tjera, por ishte hapje e kontrolluar, duke respektuar masat në fuqi. Ishte hapje që premtonte përballje më të lehtë me variantin Delta të virusit. Nuk ishte hapje “e çmendur” si në Kosovë, ku askush nuk mbante maskë në ambientet e mbyllura – edhe pse masa ishte në fuqi, ku askush nuk çante kokën për tragjedinë që ishte në prag. Dhe kur gjendja tragjike po vazhdon, zëra qeveritarë drejtojnë gishtin e fajit drejt qytetarëve.

    * * *

    Është e vërtetë se qytetarët kanë pjesën e vet të përgjegjësisë në krejt këtë situatë të rëndë. Por, përgjegjësinë kryesore e ka shteti, e kanë institucionet. Nëse shteti hap vendin dhe nuk mbikëqyr masat e vëna, atëherë qytetarët do ta keqpërdorin këtë mundësi. Shteti është për të vënë rregull edhe kur qytetarët hezitojnë ose kundërshtojnë masat e ndërmarra. Sepse, nuk ka gjë më të rëndësishme se jeta e njeriut.

    Shjteti është edhe për të obliguar, imponuar e ndëshkuar në situata të caktuara por, para kësaj, duhet t’iu krijojë njerëzve mundësi. Nëse ata shkojnë në diskoteka, dasma e mblidhen në koncerte nëpër sheshe, ndërkohë që autoritetet përkatëse nuk ndërmarrin asgjë për të mbikëqyrur zbatimin e masave në fuqi, atëherë del se shteti ka vepruar kështu qëllimshëm. Ka vepruar qëllimshëm, sepse prioriteti tjetër – infuzioni financiar nga diaspora ka qenë më i rëndësishmi.

    Prandaj, në vend se të fajësojnë të tjerët që po i kritikojnë për keqmenaxhim, zyrtarët qeveritarë do të duhej të tregoheshin më të përgjegjshëm e më transparentë. Bëhet fjalë për humbje jetësh të qytetarëve, e jo veç për shifra koti. Bëhet fjalë për njerëz që nuk e meritojnë të vdesin veç pse dikush vendos që shëndeti i tyre nuk është më i rëndësishmi.

    Nga Rubrika
    Opinione27 Dhjetor 2024
    Nga: Richard Waters / The Financial Times Në vitin 2024, nuk pati asgjë të re në fushën e inteligjencës artificiale [IA] që...
    Opinione26 Dhjetor 2024
    Shkruan: Lutfi Dervishi Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti je i vetmi që mban ende premtime në këtë nahinë tonë,...
    Opinione25 Dhjetor 2024
    Shkruan: Ben Andoni Nuk mund të mohohet se Partia Demokratike ka realizuar edhe protesta të mëdha, sa i përket pjesëmarrjes së publikut....
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për momentin nuk janë të shkurta. Për dalje aty po pritet gjysmë ore, ndërsa...
    Vip29 Dhjetor 2024
    Sara dhe Xheneta kanë debatuar me tone të larta për ndodhitë e fundit brenda shtëpisë. “Shko bashkohu prapë me Gjestin, çka nuk...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetar i Forumi Intelektual “Europa 2030”, Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se UÇK-së dhe ata që...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar veteranët me rastin e Ditës...
    Sport29 Dhjetor 2024
    11 vjet ‘pa’ Michael Schumacher. Shumë ka kaluar që nga 29 dhjetori i 2013-tës, e diela e fundit e atij viti. Shtatë...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Lideri i AAK-së Ramush Haradianj që organizoi pritje për veteranët e UÇK-së në prag të Ditës së Veteranit që shënohet më 30...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.