Milani nuk ka gabuar, derisa ka regjistruar fitore të madhe sot në elitën e futbollit italian.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A, Milani u përballë sonte me Parmën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në “Ennio Tardini” u mbyll me fitoren 1:3 për Milanin.
Ante Rebiq (‘8), Franck Kessie (’44) dhe Rafael Leao (’90) i shënuan golat për “Rossonerët”.
Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Riccardo Gagliolo në minutën e 66-të të ndeshjes.
Ndryshe, Milani luajti pa Zlatan Ibrahimoviqin nga minuta e 60-të, pasi suedezi u ndëshkua me të kuq.
Pas 30 xhirove, Milani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 63 pikë, kurse, Parma ndodhet në vendin e 19-të me 20 sosh./FrontOnline/