×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka: PDK duhet ta votojë qeverinë e Kurtit dhe të qëndrojë në opozitë

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se beson që pas numërimit të votave të diasporës Vetëvendosje e Albin Kurtit do të sigurojë edhe dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    “Besoj që pas numërimit të votave të diasporës, ma merr mendja që Vetëvendosje do t’i merr edhe dy deputetë. Personalisht jam idhtarë që qeveria të formohet pa asnjë koalicion me partitë shqiptare. Çdo parti shqiptare cilado qoftë prej tyne që hynë në koalicion me Vetëvendosjen hynë vetëm për të sabotu vetëm do ta luftonte edhe qeverinë edhe Lëvizjen si lëvizje, kështu që mendoj se është shumë më në rregull që Albin Kurti e ba qeverinë vet me 2-3 minoritar, të komuniteti boshnjak ose ai këndo që don me e marrë”, ka thënë Zeka për IndeksOnline.

    Sipas tij, secila parti që do të bënte koalicion me Lëvizjen e Kurtit, vetëm se do ta dëmtonte atë. këta e kanë partinë që kanë qenë në pushtet.

    “Të gjitha partitë e PAN-it e kanë luftu njëra- tjetrën brenda për brenda kuvendit dhe qeverisë, një milion herë më shumë se sa që ato i ka luftu LVV, e kanë vetëm me sabotu, vetëm me luftu, për shembull Ramush Haradinaj ka qenë vëtëm kryeministër i ministrive që AAK i ka pas, PDK ministrat e PDK-së dhe janë konsultu vetëm me Kadri Veselin. Kështu që qeveritë e atilla mos ardhshin kurrë”, shtoi ai.

    Zeka thotë se PDK duhet ta votojë qeverinë e Kurtit.

    “PDK duhet ta votojë qeverinë e Kurtit dhe të qëndrojë në opozitë, dmth duhet me ja ofru votat pa kurrfarë dileme edhe të qëverisë edhe të presidentit dhe me ecë vendi përpara”, theksoi ai.

    Ndryshe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka nisur rinumërimin e 12 vendvotimeve, ndërkaq shumë shpejt pritet të numërojë edhe votat e diasporës, ato me kusht si dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.