×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka denoncon Tomë Gashin në polici

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Ish-deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka deklaruar se ka hapur rast kundër avokatit Tomë Gashi. Kjo për shkak të publikimit të një dokumenti nga Gashi, me të cilin pretendonte se Zeka ka dëshmuar në Gjykatën Speciale. Zeka ka akuza të tjerë për Gashin. Thotë se në një bisedë që ka pasur me Presidentin Thaçi, ky i fundit ka thënë se e ka larguar Gashin nga pozita e këshilltarit juridik, pasi e ka kuptuar se është bashkëpunëtor i Serbisë.

    Zeka ka deklaruar se ka hapur rast ndaj Gashit, për shkak të postimit të cilin ky i fundit e ka shpërndarë në Facebook.

    “Dje i kam hapur rast Tomë Gashit. Pesë orë kam qenë në Polici. Rastin e kam hapë për shkak të shkrimit që e ka bërë Tomë Gashi ndaj meje. Ajo s’ka qenë dëshmi, por ka qenë fjalë mbrojtëse. Tomë Gashi më nxjerr mua si dëshmitar të Gjykatës Speciale”, ka thënë Zeka.

    Zeka ka thënë se Gashi e quan “znaqkë”, duke iu referuar fjalëve të Kadri Veselit.

    Ndërkaq thotë se Gashi e ka shpërndarë një pjesë të procesit gjyqësor që është mbajtur në vitin 2016.

    “Edhe punën e znaqkës, ai i referohet Kadri Veselit. Tomë Gashi më nxjerr edhe dëshmitar të Gjykatës Speciale edhe agjent serb, le ta dëshmojë ai. Në vitin 2016 procesi gjyqësor në Kosovë që më është bërë, lind pyetja, pse e nxjerr tani ai nga viti 2016 tani në vitin 2020”, ka thënë Zeka.

    Zeka ka deklaruar se e tërë kjo po bëhet për shkak të “hatrimit” që Gashi ka me Presidentin Thaçi, pasi siç pretendon Zeka, Thaçi e ka larguar Gashin nga pozita e këshilltarit juridik pasi ka kuptuar se është bashkëpunëtor i Serbisë.

    “Hatrimi i Tomë Gashit është se Presidenti Thaçi në prezencë të Sami Lushtakut dhe një personi tjetër më ka thënë se “unë e kam marrë këshilltar juridik Tomë Gashin, por në momentin që më ka ardhur dosja e tij se është bashkëpunëtor i Serbisë e kam larguar”. Tash një bashkëpunëtor i Serbisë po më akuzon mua. E kam thënë, me i mbrojtë veteranët Tomë Gashi, është si t’i mbrojë Vuçiqi”, ka thënë Zeka për Express.

    Avokati Tomë Gashi të hënën ka publikuar një dokument ku tregon se Milaim Zeka ka dëshmuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë më 3 shkurt të vitit 2016.

    Gashi thotë se është e sigurt se Zeka (të cilin e quan znaqkë), këto dëshmi i ka dhënë edhe në Gjykatën Speciale.

    “Kjo është vetëm një faqe e dëshmisë se Znaqkes ne Gjykate, me 03 shkurt 2016,(Gjykata Themelore e Mitrovicës P 51/14). Ne avokatët e mbrojtëm mirë Znaqkën, ai u liru ne Gjykate, por akuzat e tij kunder UÇK mbetën! Është e sigurt që këto dëshmi të Znaqkës janë në Gjykatën Speciale, tash po e pres Eulexin, se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn, dhe për Hysni Gucatin”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.