×
  • Lajme
  • Lajme

    Mijëra euro u ndanë për qendrat e masazhit në Prishtinë, Shpend Ahmeti iu përgjigjet kritikave

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Mbi 15 qendra të masazhit në kryeqytet janë përfituese të grantit që ka ndarë Komuna e Prishtinës për bizneset të cilat Qeveria i ka mbyllur për shkak të pandemisë. Pasi qendrat e masazhit shpesh kanë qenë cak i hetimeve të Policisë dhe Inspektoratit nën dyshimet se aty kryhen veprimtari të jashtëligjshme, ka pasur kritika ndaj Komunës së Prishtinës për ndarjen e granteve për këto biznese. Kryetari Shpend Ahmeti iu është përgjigjur këtyre kritikave, shkruan Gazeta Express

    7 mijë biznese kanë aplikuar për të përfituar grante nga Komuna e Prishtinës. Prej tyre, 4 mijë e 941 janë klasifikuar për të marrë ndihmë financiare.

    Në mesin e këtyre bizneseve, janë mbi 15 qendra masazhi në kryeqytet të cilat janë pjesë e listës së bizneseve që kanë përfituar fonde nga buxheti i Komunës së Prishtinës.

    Për këtë, Komuna e Prishtinës, u kritikua se ka ndarë para nga buxheti i saj për biznese të cilat cilësohen dyshohen se ushtrojnë veprimtari të jashtëligjshme.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar për Gazetën Express se kanë aplikuar mbi 7 mijë biznese, të cilat janë regjistruar para marsit të vitit 2019.

    “Nuk kemi bërë vlerësime subjektive të bizneseve individuale, sepse janë 7000 aplikime. Çdo biznes i regjistruar para marsit 2019 i klasifikuar si mikro ose si biznes i vogël dhe që është mbyllë me vendime të Qeverisë për shkak të pandemisë ka përfituar nga granti”, ka thënë Ahmeti.

    Ahmeti tha se lista e bizneseve që kanë aplikuar, është dërguar edhe në Administratën Tatimore të Kosovës.

    “Pas aplikimeve, listën e kemi dërguar në ATK për t’i hequr ato që nuk janë aktive, që janë biznese të posaregjistruara dhe që janë nga komunat tjera”, ka thënë Ahmeti.

    Ahmeti deklaroi se komuna nuk mund të verifikojë veprimtarinë e bisneseve.

    “Ne nuk regjistrojmë biznese e as që mund të verifikojmë veprimtarinë e tyre. Për neve biznes është ajo kompani që regjistrohet në ARBK dhe paguan në ATK dhe cilësohet si mikro ose si biznes i vogël”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ndërkohë, Ahmeti të martën ka njoftuar se përfituese të granteve nga Komuna e Prishtinës me qarkullim prej 50 mijë euro, janë gjithsej 4 mijë e 941 biznese.

    Prej tyre, 1 mijë e 976 janë mikro-biznese të cilat kanë përfituar nga 600 euro dhe 2 mijë e 965 biznese të vogla të cilat kanë përfituar nga 1 mijë e 300 euro.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarit...
    Të tjera
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë iniciuar një nismë për mbledhjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbisë. Ajo...
    Lajme10 Shtator 2024
    Së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Carralevë-Duhël, ku janë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilltari për media i presidentes së Republikë së Kosovës, Bekim Kupina, ka bërë një sqarim lidhur me llojin e biletave që presidentja...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Norvegjisë e mposhti Austrinë me rezultat 2:1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Norvegjezët kaluan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.