Që pas formimit të Qeverisë Kurti 2, Ehat Miftaraj, ka thënë se Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dërguar një sërë kërkesash në ministri.
Ai ka bërë me dije se Ministrja Haxhiu ka kthyer përgjigje në çdo kërkesë që ata kanë parashtruar ndërsa ministri Hekuran Murati nuk ka kthyer përgjigje fare./Front Online
Postimi i plotë:
Transparenca dhe llogaridhenia ne Qeverine Kurti 2!
IKD nga formimi i qeverise Kurti 2 ka derguar numer te madh te kerkesave ne Ministri te ndryshme.
Ministrja Albulena Haxhiu me korrektesine dhe transparencen me te madhe, ka kthyer pergjigje ne cdo kerkese qe ka parashtruar IKD, dhe ka marr veprime konkrete ne kuader te kompetencave te saj me permiresu sundimin e ligjit.
Hekuran Murati, ish aktivist i shoqerise civile, tash Minister, jo qe nuk kthen pergjigje, por vetem SEEN ta len. Kerkesa e derguar nga IKD, nderlidhet me nje hulumtim te IKD-se.
Transparenca dhe llogaridhenia eshte vlere, kete pak ministra e kuptojne.