×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Microsoft “do të zëvendësojë gazetarët me robotë”

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë me kontratë në faqen e internetit të MSN dhe të përdorë sisteme të automatizuara për të zgjedhur histori lajmesh, raporte të mediave amerikane dhe britanike.

    Siç thuhet më tej, ngjarjet nga organizatat e lajmeve dhe përzgjedhja e titujve dhe fotove për faqen e MSN aktualisht bëhet nga gazetarët.

    Por, sipas Seattle Times, Inteligjenca Artificiale pritet që në të ardhmen të kryejë këto detyra të prodhimit të lajmeve.

    Sipas Microsoft, kjo është pjesë e një vlerësimi të biznesit të saj.

    Gjiganti i teknologjisë amerikane tha në një deklaratë: “Si të gjitha kompanitë, ne vlerësojmë biznesin tonë në mënyrë të rregullt. Kjo mund të rezultojë në rritje të investimeve në disa vende dhe, herë pas here, rizhvendosje në të tjerët. Këto vendime nuk janë rezultat i pandemisë aktuale”.

    Microsoft, si disa kompani të tjera të teknologjisë, paguajnë organizatat e lajmeve për të përdorur përmbajtjen e tyre në faqen e saj të internetit.

    Por i punëson gazetarët të vendosin se cilat histori do të shfaqen dhe si të paraqiten.

    Dhe tanimë, si pasojë, rreth 50 prodhues të lajmeve me kontratë do të humbasin punën e tyre në fund të qershorit, raporton Seattle Times, por një ekip gazetarësh me kohë të plotë do të mbetet.

    “Është demoralizuese të mendosh që makinat mund të na zëvendësojnë”, i tha gazetës një prej atyre që përballeshin me largim.

    Gjithsesi, disa gazetarë të larguar nga puna paralajmëruan se inteligjenca artificiale mund të mos jetë plotësisht e njohur me udhëzimet e rrepta editoriale dhe mund të përfundojë duke lejuar histori të papërshtatshme.

    Ndryshe, Microsoft është një nga shumë kompani të teknologjisë që eksperimenton me format e të ashtuquajturës gazetari robotike për të ulur kostot. Google gjithashtu po investon në projekte për të kuptuar se si mund të funksionojë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.