×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mianmar, dhomëzat private në autobusë, transporti urban si në klasin e parë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Pasagjerët në autobusë tani do të udhëtojnë si në klasin e parë, me dhomëz private. Masat janë marrë nga operatoret e transportit urban ne Mianmar për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

    Pandemia po ndryshon tërësisht mënyrën tonë të jetesës dhe po ashtu edhe atë të të udhëtuarit. Autobusët nga mjetë të mbipopulluara po kthehen në ambiente privatë të ngjashme me ato të klasit të parë.

    Në Mianmar, një operator lokal i autobusëve JJ Express ka prezantuar “dhomëzat” për t’ju siguruar udhëtarëve në distanca të gjata privatësi dhe nëpërmjet dyerve të mbyllura të aluminit synon të minimizojnë përhapjen e infeksionit.

    “Ne kemi instaluar kondicionimin e duhur në secilën dhomë. Filtrat e dezinfektimit janë instaluar në sistemin e ajrit brenda gjithë autobusit për të zvogëluar rrezikun e infeksionit të virusit përmes qarkullimit të ajrit brenda autobusit”, – tha menaxheri Kyaët Kyaët Thet.

    Kabinat kanë lehtësuar frikën e pasagjerëve.

    “Ne nuk guxuam të udhëtonim gjatë COVID-19. Ne nuk ndiheshim të sigurt kur dy persona duhet të ulën pranë njëri-tjetrit në të njëjtën sedilje. Tani, ndihemi më të sigurt të ulur në këtë dhomë private, është shumë më e rehatshme. Unë e vlerësoj se kompania e autobusëve po tregohet e kujdesshme kundër COVID-19 ”, – tha nje pasagjer.

    Operatoret kanë ulur numrin e udhëtarëve që autobusi mund të transportojë nga 33 në 17, por çmimi i biletës është më i lartë, me gati me 20 përqind rritje.

    Myanmar ka raportuar 286 raste të konfirmuara me 23 raste të reja të Premten (19 Qershor). Vendi mbetet nën kufizime të tubimeve publike në faltore, xhami dhe kisha deri në 30 qershor. Por njerëzit inkurajohen të respektojnë rreptësisht masat e distancës sociale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.