×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    MF-ja ekzekuton pagesat për këto kategori

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Sot janë ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale si dhe pagesa për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%

    Ministria e Financave ka njoftuar se sot ka ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe sociale për 289,613 përfitues për muajin Qershor 2020, sipas afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore, si në vijim:

    • Pensionet Bazë,

    • Pensionet Kontributive,

    • Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuar,

    • Pensionet e FSK,

    • Pensionet e TMK,

    • Pensionet e Parakohshme – Trepça,

    • Kompensimi për Personat e Verbër,

    • Pensionet Familjare,

    • Pensionet Invalidëve të Punës,

    • Kompensimi për personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik,

    • Familjet e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme,

    • Strehimit Familjarë Brenda Farefisit,

    • Strehimit Familjarë Jashtë Farefisit,

    • Pensionet e Veteranëve,

    • Pensionet për Viktimat,

    • Pensionet e Invalidëve të Luftës,

    • Pushimin e Lehonisë,

    • Kompensimi i Arsimit për vitet e 90-ta.

    “Pagesa e muajit Qershor përfshin edhe zbatimin e masës dy (2) për përfitimin e shtesës prej 30 Euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve, të paraparë me pakon emergjente fiskale, me ç’rast është përmbyllur edhe ekzekutimi i kësaj mase të pakos emergjent” thueht në njoftimin e MF-së.

    Po ashtu, Ministria e Financave njofton se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 3,599 përfitues në vlerë totale prej 634,064.78 Euro, ndërsa janë në proces të finalizimit edhe 4,193 përfitues në vlerë totale 1,354,685.70 Euro.

    “Shfrytëzojmë rastin të lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.