Gjatë këtyre ditëve duhet të caktohet seanca plenare për formim të trupave të punës, tha koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.
Ai nuk konfirmoi se nëse ka marrëveshje për Komisionin për çështje evropiane.
“BDI-ja do të udhëheqë me tre komisione dhe e dimë se ajo do të jetë në përputhje me kompetencat e kryetarit të Kuvendit i cili udhëheq me Komisionin Kushtetues. Do të udhëheqim edhe me Komisionin për shëndetësi, dilema është se a do të udhëheqim me Komisionin për çështje evropiane apo arsim”, tha Mexhiti.