×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mete: Nga 1 korriku rritet paga për administratën publike

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Nga 1 korriku rriten pagat për punonjësit e administratës shtetërore publike në Shqipëri. Paga mesatare do të arrijë në 105 mijë lekë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kostoja e përllogaritur për 6 mujorin e dytë, sikurse njoftoi Mete, arrin shifrën e 1 miliardë lekëve, ndërsa në total për vitin 2025 arrin koston e 40 miliardë lekësh.

    Mete bëri me dije ndërkaq se do të aplikohet çdo dy vite indeksimi i të gjitha pagave në administratën shtetërore.

    “Miratuam vendimet specifike që detajojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e parashikuara në buxhetin e këtij viti.

    Avancojmë fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave e cila nisi në 2023 dhe përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës shtetërore publike.

    Paga mesatare arrin në 105 mijë lekë. pagat e rritura fillojnë të aplikohet nga 1 korriku me një kosto të përllogaritur prej 1 mld lekësh për 6 mujorin e dytë të 2024-ës dhe kosto totale buxhetore rreth 40 mld lekësh duke filluar nga 2025.

    Nga rritja përfitojnë: Punonjësit e sistemit arsimor para universitar; shëndetësore; të sigurisë së vendit; policia e burgjeve; garda; FA; mbrojta nga zjarri; punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

    Parashikohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike i cili do realizohet në vazhdimësi për çdo 2 vjet, dhe siguron që rritja e pagave të jetë vijuese me normën e inflacionit”, njoftoi Mete.

    Peleshi: Po shkojmë drejt pagës mesatare të vendeve të NATO-së

    Rritje të pagave do të ketë edhe për të gjithë ushtarakët në të gjitha nivelet dhe sektorit të zjarrfikësve. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se synimi është që pagat e Forcave të Armatosura të shkojnë drejt nivelit të pagës mesatare të vendeve anëtare të NATO-s.

    “Unë dua të jap lajmin se të gjithë ushtaraket e të gjitha niveleve të rritjes së pagave. Kjo rritje filloi në 2022 dhe një angazhim i kryeministrit ka qenë që pagat e FA do të rriten çdo vit pavarësisht politikës së rritje së pagave të administratës publike deri sa të arrijmë nivelin e mesatar të vendeve të Aleancës ku bëjmë pjesë. Jemi duke kaluar vendet e rajonit duke shkuar drejt pagave dinjitoze për ushtaraket. Nga 2022 deri sot rritja e pagës ka pësuar rritje me 290 mijë lekë të vjetra, të gjitha pagave iu shtohet dhe një trajtim ushqimor prej 160 mijë lekë. Të rinjtë që kanë interes në rekrutimin e FA e fillon me një pagë prej 870 mijë lekë në dorë dhe kjo rritet nga grada në gradë. Këtë vit i japim më shumë prioritet gradave më të ulëta pasi ata kanë rritjen më të madh në përqindje”, tha Peleshi.

    Manastirliu: Paga mesatare e mësuesve shkon në 950 euro

    Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje mbi rritjen e pagave në sistemin arsimor. Ajo u shpreh se paga mesatare do të rritet me 18 mijë lekë, duke theksuar se paga e mësuesve shkon në 950 euro.

    “Rritje historike pagave për mësuesit që fillon nga 1 korriku dhe do përfshijë 30 mijë punonjës në sistem. Paga mesatare e mësuesve rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatare të mësuesve në 950 euro. Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë mësuesit në ciklin fillor. Rritja e pagave përfshin gjithashtu edhe punonjësit psiko-social, ku paga mesatare shkon në 910 euro ndërsa e oficerëve të sigurisë shkon në 800 euro në muaj”, tha Manastirliu.

    Koçiu: Rriten pagat nga 15-20 mijë lekë për mjekët dhe infermierët

    Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se nga rritja e pagave do të përfitojnë 20 mijë punonjës të sistemit të shëndetësisë. Paga do të pësojë një rritje nga 15-20 mijë lekë mbi pagën aktuale.
    “Kemi rritur dhe përmirësuar kushtet e punës ku do rrisim shpërblimet dhe pagat. Filloi në 2023 më rritje historike për mjekët specialistët dhe vijon dhe këtë vit me rritjen e pagave të mjekëve  të përgjithshëm me 20 mijë lekë mbi pagën aktuale dhe infermierët me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese. Do kemi një përmirësim të kushteve dhe figurës së mjekut. Nga rritja e pagës përfitojnë 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor. Investojmë në infrastrukturë dhe në përmirësimin  e kushteve të punës”, tha Koçiu.

    Manja: Pagat në sektorin publik në Shqipëri, më konkurrueset në rajon

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se prej rritjes së pagave përfitojnë 3430 punonjës të policisë së burgjeve të të gjitha gradave.

    Ai u shpreh se pagat në sektorin publik në Shqipëri, janë ndër më konkurrueset në rajon.

    “Pagat në sektorin publik në Shqipëri, më konkurrueset në rajon. Ka përfituar dhe policia e burgjeve, stafet mjekësore dhe stafet civile.

    Do përfitojnë 3430 punonjës të policisë së burgjeve të të gjitha gradave. Rritja e pagave varion nga 13-27%. Mesatarisht pagat kësaj radhe janë rritur 15.12 %

    E veçanta e vendimeve lidhet me Aspirantët që janë kandidatët për t’u bërë pjesë e policisë së burgjeve. Tashmë Aspirantët do të jenë pjesë e strukturës dhe organikës së policisë së burgjeve dhe  do paguhen nga 1 korriku me 80% të pagës së inspektorit.

    Përqindja në rritje e pagave, përfshin një nga elementët e pagës bruto të policisë së burgjeve, sepse vendimi i sotëm ka dhënë rritje për të gjithë elementët e pagës së policisë së burgjeve përfshirë vjetërsinë, natyrën e veçantë pune, kompensimet e tjera financiare”, u shpreh Manja./rtsh

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.