Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste, ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta, me ftesën e këtij të fundit, për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të përgjithshme.
Takimi zgjati 15 minuta ndërsa kryeministri Rama u largua me makinën e tij pa u prononcuar për mediat.
Mediat shqiptare raportojnë se socialistët preferojnë datën 9 maj për procesin zgjedhor.
Por nga aleatët e Partisë Demokratike u propozua 18 prilli, si data më e afërt kushtetuese. Opozita kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.