×
Kuriozitete

Meta njofton për ndryshimet e reja në Facebook dhe Instagram

FrontOnline
07 Prill 2024

Meta ka njoftuar ndryshime të mëdha në politikat e saj për media digjitale, përpara testimeve të aftësisë së saj për të kontrolluar përmbajtjen mashtruese të krijuara nga teknologjitë me Al.

Pronari i Facebook dhe Instagram do të fillojë të aplikojë etiketat “Made with Al” për videot, imazhet dhe audiot e krijuara me Al.

Gjithashtu, Meta do të aplikojë etiketa të veçanta edhe për mediat që paraqesin “rrezik veçanërisht të lartë të mashtrimit të publikut për një çështje me rëndësi”, pavarësisht nëse përmbajtja është krijuar apo jo me Al.

Bëhet e ditur se etiketat “me rrezik të lartë” do të fillojnë të aplikohen menjëherë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Kjo qasje do të zbatohet për përmbajtjen e postuar në Facebook, Instagram dhe Threads.

Shërbimet e tjera të kompanisë, duke përfshirë kufjet e realitetit virtual, WhatsApp dhe Quest, mbulohen nga rregulla të ndryshme.

Këto ndryshime vijnë disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku studiuesit paralajmërojnë se ato mund të shkatërrohen nga teknologjitë gjeneruese me Al.

Ndryshe, politika ekzistuese e Meta-s për “mediat e manipuluara” ndalon videot e modifikuara në mënyrë mashtruese të cilat i bëjnë njerëzit të duken se thonë fjalë që nuk i kanë thënë kurrë.

Pre e këtyre mashtrimeve me Al ka rënë edhe presidenti Joe Biden pas një videoje të tij ku ishin ndryshuar pamjet reale për të sugjeruar se presidenti ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme.

Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
Nga Rubrika
Kuriozitete23 Prill 2024
Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin....
Kuriozitete02 Prill 2024
Studiuesit e Apple kanë zbuluar një mënyrë të re për ta bërë Siri-n më të zgjuar dhe më të shpejtë. Sipas një...
Kuriozitete01 Korrik 2023
Për shumë amvisa, pastrimi dhe larja e enëve, veçanërisht yndyra e fortë është një makth i vërtetë Më e lodhshme për t’u...
Të tjera
Lajme03 Maj 2024
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
Lajme03 Maj 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
Lajme03 Maj 2024
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
Lajme03 Maj 2024
Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
Lajme03 Maj 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor...
Lajme03 Maj 2024
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.