×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta ndalon RT-në dhe disa media tjera ruse

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshirë RT-në dhe Rossiya Segodnya-n.

    Sipas Meta-s, këto media kanë përdorur taktika mashtruese për të kryer operacione të fshehta të ndikimit në internet.

    Kjo ndalesë përbën përgjigjen më të ashpër të kompanisë më të madhe në botë të mediave sociale kundër mediave shtetërore ruse.

    Deri më tash, ajo ka ndërmarrë hapa më të kufizuar, si bllokimi i reklamave të tyre.

    “Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne i kemi zgjeruar masat kundër mediave shtetërore ruse. Rossiya Segodnya, RT dhe entitete të tjera janë tani të ndaluara në aplikacionet tona në të gjithë botën”, tha Meta.

    Sipas saj, zbatimi i ndalesës do të fillojë gjatë ditëve në vazhdim.

    Përveç Facebook-ut, Meta zotëron edhe Instagram-in, WhatsApp-in dhe Threads-in./REL

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Qindra vetë, mes tyre ambasadori i Iranit, mbetën të plagosur në periferitë e Bejrutit dhe në pjesë të tjera të Libanit, pasi...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Në rrugët e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po vazhdon të hiqet në tabelat e sinjalistikës rrugore. Pas tabelës në rrugën Bllacë...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kompania “Meta” njoftoi se ndaloi mediat shtetërorë ruse të përdorin platformat e saj të mediave sociale, duke thënë se “ato përdorën taktika...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit, atij serb, Petar Petkoviq dhe emisarit special...
    Lajme17 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se partia e saj...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj të ri, i cili do të drejtojë institucionet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Sipas njoftimit nga...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se sistemi i kanalizimit në qytetin e Rahovecit po përballet me sfida të mëdha për...
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka uruar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për rizgjedhjen e saj presidente. Hoxhaj është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.