×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    `Meta` ndalon disa media shtetërore ruse të përdorin platformat e saj

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Kompania “Meta” njoftoi se ndaloi mediat shtetërorë ruse të përdorin platformat e saj të mediave sociale, duke thënë se “ato përdorën taktika mashtruese për të përforcuar propagandën e Moskës”.

    Kompania, e cila zotëron rrjetin: Facebook, WhatsApp dhe Instagram, njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi gjatë ditëve të ardhshme, në një përpjekjeve për të kundërshtuar “operacionet e fshehta të ndikimit në internet”të Rusisë.

    “Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne zgjeruam masat kundër mediave shtetërore ruse: Rossiya Segodnya, RT dhe subjekte të tjera të lidhura me to tani janë të ndaluara nga aplikacionet tona globale”, njoftoi kompania “Meta” në një deklaratë.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kritikoi vendimin duke thënë se “veprime të tilla selektive kundër mediave ruse janë të papranueshme” dhe se “Meta me këto veprime po diskretiton veten”.

    RT njihej më parë si ‘Russia Today’. ‘Rossiya Segodnya’ është kompania mëmë e agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti dhe medias Sputnik.

    Asnjëra nga këto media nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press

    Vendimi i kompanisë “Meta” vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja ndaj RT-së, duke akuzuar median e Kremlinit se është një pjesë kyçe e “makinerisë së luftës së Rusisë dhe përpjekjeve të saj për të minuar demokracinë e kundërshtarëve të saj”.

    Zyrtarët amerikanë njoftuan javën e kaluar se “RT” po punonte krah për krah me ushtrinë ruse dhe po zhvillonte fushata për mbledhjen e fondeve për të paguar për armët dhe pajisjet e tjera për ushtarët që luftonin në Ukrainë.

    Po ashtu sipas zyrtarëve amerikane faqet e internetit të rrjetit “RT” janë përdorur për të përhapur dezinformata dhe propagandë në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe vende të tjera.

    Në fillim të këtij muaji, administrata e Presidentit Biden bllokoi disa faqe interenti të Kremlinit dhe akuzoi dy punonjës të rrjetit RT se në mënyrë të fshehtë i kishin kaluar miliona dollarë një kompanie në shtetin Tenësi për të postuar në rrjetet sociale video që përhapin mesazhe pro-Kremlinit. Moska i ka mohuar akuzat.

    Edhe më herët kompania “Meta” ka ndërmarrë disa hapa për të parandaluar propagandën ruse.

    Që nga viti 2020, Meta i etiketon postimet dhe përmbajtjet nga mediat shtetërore ruse dhe në vitin 2022 filloi të bllokojë mediat shtetërore nga shfaqja e reklamave.

    Moska është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar kompaninë “Meta” si një grup ekstremist në mars të vitit 2022, menjëherë pas dërgimit të trupave në Ukrainë dhe bllokimit të Facebook-ut dhe Instagram-it.

    Këto platforma, si dhe rrjeti social “X”, i njohur më parë si Twitter, përdoreshin gjerësisht nga banorët rusë, por që pas bllokimit nga Moska, pas agresionit në Ukrainë, mund të hapen vetëm përmes rrjeteve private virtuale./VOA

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Në rrugët e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po vazhdon të hiqet në tabelat e sinjalistikës rrugore. Pas tabelës në rrugën Bllacë...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur në lidhje me “planin e fitores së Ukrainës”. Ai u shpreh se ka disa pika në...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj të ri, i cili do të drejtojë institucionet...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Sipas njoftimit nga...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se sistemi i kanalizimit në qytetin e Rahovecit po përballet me sfida të mëdha për...
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka uruar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për rizgjedhjen e saj presidente. Hoxhaj është...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se sot është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate në...
    Lajme17 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet t’ia ketë frikën presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë, sipas saj, frikën Prishtina...
    Lajme17 Shtator 2024
    Mot jostabil parashihet nga dita e mërkurë deri të shtunën, të dominuar kryesisht nga vranësira dhe të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.