Nga DKA në Prishtinë kanë mohuar se mësimdhënësit janë të mbingarkuar, thonë se nuk kanë pranuar ankesa.
Sapo përfundoi orarin e tij të mësimit.
Mirëpo profesori i Fizikës, në gjimnazin “Xhevdet Doda”, Florin Blakaj po ka telashe me të.
Ai po pretendon se orari i punës për të dhe kolegët e tij, është i stërzgjatur.
Blakaj, thotë se i është bërë padrejtësi në ndarje të orëve mësimore.
E për këtë ai fajëson drejtorinë e shkollës.
Florin Blakaj, profesor i Fizikës, gjimnazi “Xhevdet Doda”
Ai thotë se është ankuar në Ministri të Arsimit për këtë cështjë sepse sipas tij drejtori të cilit i kishte shprehur pakënaqësi e kishte kërcënuar që do të ia ndalte rrogën.
Ndërkaq drejtori i shkollës Azem Jahaj tregon se mësimi po mbahet në katër ndërrime dhe se kjo është vendosur nga ekipi brenda shkollës
Ai konfirmon se për shkak të relevancës, lëndët nuk kanë ndarje të njejtë të orëve
Azem Jahaj, drejtori i Gjimnazit “Xhevdet Doda”
E se disa mësimdhënës janë të mbingarkuar po e mohojnë nga drejtoria e arsimit në komunën e Prishtinës.
Në një përgjigjie me shkrim, nga ky institucion i thanë televizionit se numri i orëve është zvogëluar, e njëjtë edhe kohëzgjatja e orës mësimore.
Ata poashtu mohojnë që kanë pranuar ndonjë ankesë nga mësimdhënësit për këtë çështje.